HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-11-15 19:18:31
A+ A- Printo artikullin



Armët kimike, Rama-qytetarëve: Nuk i pranojmë. I pamundur asgjësimi në Shqipëri



Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhënë fund ankthit të mijëra shqiptarëve që prej disa ditësh protestuan për t’i thënë “Jo" armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Rama ka deklaruar se Shqiperia nuk do te perfshihet në operacionin e shkatërrimit të lëndeve kimike të Sirisë.

"Me respektin me të madh ndaj shqiptarëve ju them të gjithëve se “JO”, nuk do të përfshihemi në këtë operacion" - kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama të gjithë shqiptarëve që po prisnin vendimin para kryeministrisë.

Rama sqaroi se kur u vu ne konktakt iu kerkua konfidencialitet, cka e detyroi te mos fliste publikisht per diskutimet qe po zhvilloheshin ne kuader te asgjesimit te arsenalit kimik te Sirise. Kryeministri garantoi se nuk do e tradhetonte kurre popullin e tij.
(marre nga Balkanweb)






Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama