HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-11-17 17:11:28
A+ A- Printo artikullin



Papa, shtegtarëve të Gudalupes: mos u mbyllni në vetvete; Kisha duhet të jetë vazhdimisht në mision



Kisha të jetë në gjendje të vazhdueshme misioni. Kjo është porosia e Papës Françesku, në një videomesazh, drejtuar pjesëmarrësve në shtegtimin-takim, që vijon deri më 19 nëntor, në Shenjtëroren e Guadalupes, në Meksikë. Shtegtimi u organizua nga Komisioni Papnor për Amerikën Latine, në bashkëpunim me Kalorësit e Kolombos dhe Institutin e Lartë të Studimeve të Guadalupes. Papa nënvizon se veprimtaria baritore duhet t’u drejtohet të gjithëve, pa imponuar detyrime e pa qortime. Vë në dukje edhe se klerikalizmi përbën një pengesë për zhvillimin e përgjegjësisë së krishterë të shekullarëve.

Kisha të jetë në gjendje të përhershme misioni; çdo veprimtari e zakonshme e Kishave të veçanta, duhet të ketë karakter misionar.

Është jetike për Kishën, të mos mbyllet në vetvete e të mos e ndjejë kurrë veten të kënaqur nga sukseset e arritura. Kisha sëmuret, në se ecën në këtë rrugë.

Qëllimi i veprimtarisë baritore është shtysa misionare për të shkuar tek të gjithë. Por nuk duhet shkuar kurrë si ai, i cili imponon një detyrë të re e mjaftohet duke qortuar çka i duket e papërkryer a e pamjaftueshme. Ungjillëzimi kërkon durim!

Kërkon sjelljen e bariut të vërtetë, jo të princit a të zyrtarit, që shikon në radhë të parë disiplinën, rregullat, mekanizmat organizative. Kjo mënyrë sjelljeje i largon njerëzit nga Krishti e nga vëllezërit. Populli i Zotit ka nevojë për një ipeshkëv, i cili di ta dallojë jo ta shuajë, frymën e Shpirtit Shenjt, që vjen ku, kur e si dëshiron, për të mirën e Kishës e të misionit të saj në botë.

Klerikalizmi është sjellje, që vë në qendër vetveten dhe e varfëron dëshirën për t’u takuar me Zotin. Por është Zoti ai, që na bën dishepuj, që na nis drejt njerëzve, në pritje të kumtimit. Prej këndej, është shumë e nevojshme të formojmë shërbëtorë të Ungjillit, që dinë t’i ndezin flakë zemrat, që ecin përkrah me njerëzit, që dialogojnë me ta, duke hyrë në shpresat e në druajtjet e tyre. Kjo është sfidë për kohët tona- thekson Papa në videomesazhin drejtuar shtegtarëve të Guadalupes.E, duke kujtuar Benediktin XVI, Papa Françesku nënvizon se “çdo dishepull është edhe misionar: janë dy faqet e së njëjtës medalje”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama