HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-11-20 15:28:25
A+ A- Printo artikullin



P. Kovalçik, për 20 vjetorin e Katekizmit të Kishës Katolike: Krijimi i burrit e i gruas.



Na kujton “Krijimin e burrit e të gruas”, sipas Shkrimit Shenjt, reflektimi i sotëm mbi Katekizmin e Kishës Katolike. Çastin, kur Hyji tha: “Le ta bëjmë njeriun sipas shembëlltyrës e përgjasimit tonë!”. E Hyji e krijoi njeriun, mashkull e femër i krijoi... i bekoi e tha: “Shtojuni e shumojuni e mbusheni tokën e sundojeni!”. Këtë na shpjegon jezuiti, atë Dariush Kovalçik, në bisedën e 21-të të ciklit, kushtuar 20 vjetorit të botimit të Katekizmit të Kishës katolike..


Në kohët tona kemi të bëjmë me ideologjinë kristofobe, që dëshiron të krijojë një njeri të ri e një shoqëri të re. Kështu përsëritet tundimi i shejtanit, për të qenë si Zoti. Bëhen përpjekje për të ndryshuar kuptimin e fjalëve, themelore për qytetërimin tonë: seksi, natyra njerëzore, martesa, babai, nëna, familja. Prej këndej Kisha, sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojë të vërtetat antropologjike themelore, që shprehen në Librin e Zanafillës: “Zoti e krijoi njeriun në përngjasimin e vet, e krijoi në përngjasimin e Hyjit, mashkull e femër i krijoi” (1,27).
“Të jesh burrë”, “të jesh grua” – lexojmë në Katekizëm – është realitet i bukur, i dëshiruar nga Zoti” (n. 369). Seksi, prandaj, nuk është fryt i imagjinatës, e as ndjesi subjektive. Janë dy sekse - mashkullor e femëror – e fakti që disa njerëz vuajnë nga turbullimet e identitetit seksual, nuk mund ta ndryshojë realitetin objektiv.
Katekizmi nënvizon të vërtetën, sipas së cilës mashkulli e femra janë të njëllojë e të ndryshëm. Burri e gruaja kanë të njëjtin dinjitet, sepse të dy u krijuan sipas shembëlltyrës së Zotit. Njëkohësisht janë të ndryshëm, por ky ndryshim nuk i ndan, përkundrazi, i bën të plotësojnë njëri-tjetrin e i bashkon. Madje, burri e gruaja janë bërë njëri për tjetrin (KKK 372). E Zoti i bashkon me martesë në mënyrë që, duke u bërë ‘një trup i vetëm’, të krijojnë mjedisin e përshtatshëm për lindjen dhe rritjen e fëmijëve. Dy meshkuj e dy femra nuk mund ta realizojnë martesën, sepse nuk e përplotësojnë njëri-tjetrin në kuptimin martesor të fjalës.
Burri e gruaja janë të thirrur, kujton Katekizmi, për ta sunduar tokën si “mbarështues” të Zotit (n.373). Nuk jemi, prandaj, sovranë, që të mund të sundojmë mbi gjithësinë sipas dëshirës sonë. Bota na besohet nga Zoti, për të marrë pjesë në veprën e tij krijuese.







Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama