HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-11-21 14:52:49
A+ A- Printo artikullin



Papa inkurajon të krishterët e Tokës së Shenjtë të jenë dëshmitarë të paqes e të mëshirës



“Ju inkurajoj të jeni gjithnjë dëshmitarë të paqes, të gëzimit, të mëshirës së Zotit në Tokën e Shenjtë, ku Fjala u bë njeri”. Këtë pohon Papa në një mesazh drejtuar patrikut latin të Jeruzalemit, Fuad Tual, me rastin e përfundimit të Vitit të Fesë.
Dëshiroj t’u shpreh vlerësimin tim gjithë të krishterëve të Tokës së Shenjtë, shkruan Papa Françesku, për kujdesin besnik, që treguan e tregojnë, në ruajtjen e Viseve të Shenjta e për dëshminë e tyre të patundur në kumtimin e Ungjillit. Ju siguroj se lutem për ju e falënderoj Zotin për fenë tuaj të thellë e këmbënguljen tuaj të patundur në fe, në sa jetoni në këto vise, ku shkeli këmba e Zotit. Ky Vit, shkruan Papa, na krijoi të gjithëve mundësinë të reflektojmë në mënyrë të re për misterin e fesë e për shenjtërinë e Zotit, të cilën Ai i Lumi e ndau me ne në Jezu Krishtin. E bëmë këtë si mëkatarë, të vetëdijshëm për padenjësinë tonë, por gjithnjë e më mirënjohës për mëshirën e Zotit. Historia e fesë sonë, pohon Papa, e ka zanafillën pikërisht në këto troje. Para se ta kuptojmë historinë tonë personale të fesë e nevojën tonë për mëshirën e Zotit, të gjithë duhet të meditojmë për vendin e kohën, në të cilën vetë Jezusi eci mes nesh. Sepse shi atje Zoti Jezus mori natyrën tonë njerëzore: jetoi gëzimet e vuajtjet, bekimet e vështirësitë e jetës e të dashurisë njerëzore. E pikërisht atje na dhuroi Mundimet, Vdekjen e Ngjalljen, garanci për jetën e pasosur.
Kremtimet përfundimtare të Vitit të Fesë në Tokën e Shenjtë u mbajtën të dielën e kaluar. Shtatë mijë vetë u mblodhën në Nazaret, mbi Malin e Greminës, për të ndjekur Meshën, kryesuar nga patriku Tual.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama