HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-11-24 15:07:38
A+ A- Printo artikullin



Kisha është e thirrur të dëshmojë Krishtin!



Në përfundim të Vitit të Fesë, Kisha është e thirrur ta dëshmojë Krishtin me bindje të thellë e të përtërirë. Të krishterët duhet t’i drejtohen Krishtit, si Atij, që është zanafillë e fesë së tyre, të cilën e çon në përmbushjen e plotë (cfr Heb 12,2).
Është Krishti, subjekti i vërtetë i Ungjillëzimit. Pikërisht prej Tij e mori Kisha misionin për ta kumtuar Ungjillin, pushtet i Zotit për shëlbimin e të gjithë njerëzve, që besojnë (Rm. 1,16).
Kush e kumton Ungjillin duke e predikuar, duke marrë pjesë në veprat e shumta të apostullimit dhe, e sidomos, duke dhënë dëshminë personale, merr pjesë në dashurinë e Krishtit, që na deshi e dhuroi vetveten për ne (cfr Ef. 5,2). Pa harruar kurrë se Feja duhet dëshmuar gjithnjë në dritën e së vërtetës, që magjisteri i pasardhësit të Shën Pjetrit, në bashkim me ipeshkvijtë, e propozon brenda Traditës së Kishës.
Kujtonte Papa Pali VI: “Edhe dëshmia më e bukur, do të ishte e pafuqishme, në se nuk do të ndriçohej, nuk do të përligjej, gjë që Pjetri e quan “t’i japësh arsye shpresës sate” dhe nuk do të shpjegohej përmes një kumtimi të qartë e të padyshimtë të Zotit Jezus (En, 22).
Të vetëdijshëm se Ungjillëzimi u përket gjithë të pagëzuarve e të ngushëlluar nga dëshmia e Shenjtorëve, të krishterët nuk duhet të lodhen kurrë duke ia dëshmuar besimin në Jezu Krishtin njeriut të kohëve tona, deri në skutat më të largëta e më të harruara të botës.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama