HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-11-28 14:00:59
A+ A- Printo artikullin



Kremtohet festa e Pavarësisë së Shqipërisë



Sot, 28 nëntor, Shqipëria përkujton Ditën e Pavarësisë, në 101-vjetorin e saj. Po e kujtojmë edhe ne, kësaj radhe, me një pjesë nga shkrimi i Mustafa Merlikës, në vitin 1932, botuar në numrin e veçantë të “Shqiprisë së Re”, pas 20 vjetësh nga nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë. Fjalë aktuale të njërit prej nënshkruesve, mjafton të ndërrohet shifra 20 me 101. Me këtë artikull, titulluar “Kuptimi i 28 nëntorit”, autori sqaron se i drejtohet djelmnisë shqiptare:

“20 vjet para! Ju djelm të rij të Shqipnis së lirë s’kishit lemë ose ishi edhe të njomë. Sod, 20 vjet mbrapa, ndokush nga ju mund të pyesë mallëngjyeshëm:” ku janë ata burra qi ngritën për të parët flamurin kombtar?” E un ju përgjigjem: ma mirë mos pyetni për ta. Historija, ata qi meritojnë të kujtohen, do t’u a tregojë brezave të ardhshëm. Ka pasun ndër ta apostuj lirije a së paku asish qi e kanë pritë e dëshirue këtë me gjithë zemër. Këta kanë vdekun a rrojnë të ngimë e të kënaqun tue pamë mundimet e sakrificat e tyne të shpërblyeme nga realizimi i ides e i deshirit qi kan ushqye.Ka pasun dhe njerz të rrëmbyem prej nji rryme të pakuptueme, si landa qi merr me vete nji lumë për me e lanë të zhytun në ledh të ndonji bregu a me i a falun detit. E ma në fund ka pasun edhe shpekulatorë, farizij të kohvet tona, të cilët ndjekin çëdo rrymë qi t’u përshtatet interesave të tyne, qi ndërrojnë lëkurë e qime simbas stinës. Në qoftë se ju do të kërkoni me njohun e nderue kend nga dëshmitarët e ditës 28 Nëntor po ju siguroj se ma të parët qi kanë me ju dalë përpara si fatosa të pavarsisë shqiptare kanë me qenë këta të fundit. E ju, para fytyravet të tyne, keni për të humbun të tanë shijen e idealit të thjeshtë qi ushqeni!
Kujtoni pra e nderoni vetëm dëshmorët e paemën qi kanë kanë bamë veten fli për t’ja mbërrimë asaj ditee ma vonë për të ruejtun frytin e saj, ata qi s’u dihen a së mund t’u përmenden emnat. Mu nj’ashtu sikur nderohet sod gati në të gjithë botën kujtimi i ushtarit të panjohun ramë dëshmuer n’altarin e atdheut…”




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama