HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-11-29 12:55:59
A+ A- Printo artikullin



Ekumenizëm: U hap në Varshavë Konferenca mbi krishterimin në Evropë



Në konferencën ekumenike mbi rolin e Kishave dhe të popullit polak e rus për të ardhmen e krishtërimit në Evropë, që filloi punimet dje në Varshavë, merr pjesë edhe “ministri i jashtëm” i patrikanës së Moskës, metropoliti Hilarion. Konferenca, thotë agjencia Sir, “është një tjetër etapë e dialogut të Kishës katolike në Poloni me Kishën ortodokse ruse”, pas firmosjes në gushti2012 të mesazhit të përbashkët drejtuar dy popujve.
Më 29 nëntor delegacioni i patrikanës merr pjesë në diskutimin mbi të ardhmen e dialogut ndërmjet dy Kishave, që paraqitet nga kryetari i Konferencës ipeshkëvore polake Imz. Jozef Michalik. Debati, ku marrin pjesë, përveç delegacionit nga Moska, edhe rreth pesëdhjetë të ftuar klerikë e historianë të krishterimit, polakë, do të prekë edhe çështjen e bashkëpunimit të bashkësive të ndryshme fetare me shoqërinë civile, pa të cilën, siç pohojnë pjesëmarrësit në takim, “nuk është i mundur procesi i pajtimit ndërmjet dy popujve”.
Konferencën, që përfundon nesër, do ta kurorëzojë lutja në katedralet katolike dhe ortodokse të Varshavës, në festën e Shën Andreut apostull, pajtori i bashkimit të të krishterëve. Metropoliti i kryeqytetit polak, Kardinali Kazimierz Nzcy do të kremtojë një liturgji ekumenike.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama