HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-12-02 10:46:14
A+ A- Printo artikullin



Rubrika “Te gurra e besimit”: Dritë në errësirë (Emisioni XXXIV)



Në rubrikën XXXIV “Te gurra e besimit”- “Një dritë, në mes të errësirës”. Është vijim i ecjes në kërkim të gurrës së Dritës, në sa para nesh hapet një vit i ri, menjëherë pas mbylljes së Vitit të Fesë.
Na kujton se rreth nesh mund të ketë errësirë e zymti, e megjithatë, të shikojmë dritë: të shikojmë një flakëz që, ndonëse e vogël, është më e fortë se errësira, në dukje tepër e fuqishme, e padavaritshme. Krishti, që u ngjall së vdekurish, ndrin në këtë botë, e e bën këtë më qartë se kudo, atje ku, sipas gjykimit njerëzor, gjithçka është vetëm dëshpërim, pa kurrnjë rreze shprese. Ai e mundi vdekjen. Ai jeton, e besimi në Të, depërton si dritë e vogël në gjithçka është e errët e kërcënuese. Kush beson në Krishtin, sigurisht nuk shikon gjithnjë vetëm diell mbi jetën e vet, gati-gati si të mund t’i kurseheshin vuajtjet e vështirësitë, por nuk mungon kurrë një dritë e kthjellët, që i tregon udhën, udhën drejt jetës së vërtetë (cfr Gjn 10,10). Sytë e atij që beson në Krishtin shohin dritë edhe në terrin më të thellë, shohin dritën e një dite të re.
E drita nuk mbetet e vetme. Rreth saj ndizen edhe drita të tjera. Nën rrezet e tyre dallohen edhe skutat më të errëta, duke i krijuar, kështu, njeriut mundësinë e orientimit. Nuk jetojmë vetëm ne në botë. Pikërisht në çastet më të rëndësishme të jetës, kemi nevojë për të tjerët. Kështu, në mënyrë të posaçme në fe, nuk jemi vetëm. Jemi hallka të një zinxhiri të madh besimtarësh. Askush nuk arrin të besojë, në se nuk ndihmohet nga feja e të tjerëve e, nga ana tjetër, me fenë e tij ndihmon që të tjerët të përforcohen në fenë e tyre. Ta ndihmojmë, prandaj, njëri-tjetrin për të qenë shembull njëra palë për tjetrën. Ta ndajmë me të tjerët, atë që është e jona, mendimet tona, veprimet tona, dashurinë tonë. E ta ndihmojmë njëri-tjetrin për t’u orientuar, që të përcaktojmë vendin tonë në shoqëri.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama