HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-12-05 11:49:35
A+ A- Printo artikullin



Sekretari i Shetetit Imz. Parolin: Kisha duhet të jetë gjithnjë e më shumë tejdukje e Krishtit



Urojmë që “Kisha të jetë gjithnjë e më shumë tejdukje e Krishtit”. Kështu tha dje pasdite sekretari i Shtetit të Vatikanit, kryeipeshkvi Pietro Parolin, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve, në përfundim të paraqitjes së librit të Atë Antonio Spadaros “Papa Françesku. Dera ime është gjithmonë e hapur”. Teksti paraqet një botim më të plotë të bashkëbisedimit të Papës Françesku me drejtorin e revistës “La Civiltà Cattolica”.
Me Papën Françesku “është shumë e thjeshtë të bashkëpunosh”,”jemi në sintoni dhe kjo jep shpresa të mira për të ardhmen”. Kështu tha sekretari i Shtetit të Vatikanit, arqipeshkvi Pietro Parolin, që, në përfundim të paraqitjes së librit të Atë Antonio Spadaros, iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve. Urimi i tij është që Kisha të jetë gjithnjë e më shumë tejdukje e Krishtit e që të gjitha këto reforma të çojnë drejt dëftimit të fytyrës gjithnjë e më të mirëfilltë të Kishës:
“Shpresoj me të vërtetë që të jetë një reformë që vjen nga Shpirti i Shenjtë. Sigurisht, strukturat duhen reformuar, për të qenë gjithnjë e më shumë përfaqësim i tejdukshëm i ungjillit dhe për të qenë edhe më të efektshme në ushtrimin konkret të shërbimit, që duhet të japin, por gjëja e rëndësishme është që të angazhohemi të gjithë, siç na kërkon Papa, për një ripërtëritje personale, po të përdorim një fjalë të krishterë, për një kthim të vazhdueshëm.”
Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të thotë për Kishën ky papnim i Papës Françesku, çfarë shprese mund të kemi, Imz. Parolin tha:
“Unë besoj se shpresa është që ungjilli të mund të arrijë me të vërtetë tek të gjithë njerëzit: kjo është përmasa misionare, që u nënvizua edhe sot, e cila është themelore tek fjalët dhe stili i Papës Françesku, dhe që vjen pikërisht edhe nga Amerika Latine. Konferenca e Aparesidës e ka vënë theksin pikërisht mbi këtë përmasë misionare të Kishës, mbi nevojën për të shkuar drejt periferive, pra për të mbërritur tek të gjithë, dhe për t’u çuar të gjithëve pasurinë e gëzimit të Ungjillit. Edhe kjo është shumë e bukur dhe është jehona mbizotëruese e Evangelii gaudium. Atëherë, Ungjilli është gëzim dhe ne jemi të ftuar ta gëzojmë botën duke sjellë këtë Lajm të Mirë”.
Pastaj, duke iu përgjigjur gazetarëve mbi Konferencën e Gjenevës për Sirinë, imz. Parolin tha se shpreson që të tejkalohen pengesat dhe të mund të gjendet një zgjidhje.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama