HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-12-06 12:38:33
A+ A- Printo artikullin



Bota kujton Madibën, simbol pajtimi në tokën e aparteidit



Ish presidenti, në burg për 27 vjet, qe simbol i luftës kundër politikës racore në Afrikën e Jugut. Në vitin 1994 arriti të zgjidhej në krye të shtetit, i pari zezak në atë detyrë të rëndësishme. E si president nuk mori hak ndaj persekutuesve, por themeloi Komisionin vendor për pajtimin, për t’i shoqëruar njerëzit drejt pendesës, faljes e lirimit të shpirtit. Madiba, siç quhej me përkëdheli, ishte laureat i Çmimit Nobel për paqen:RealAudioMP3
“…në emër të paqes, demokraci e liri për të gjithë…”
Në një nga fjalimet e tij më të njohura, Mandela rreshton ç’ishte më e rëndësishme në jetën e tij. Luftën për vlerat e të drejtat e njeriut e pagoi vërtet me burg, por kjo nuk e ndali aspak të punonte për një vend, ku të gjithë ta gëzonin lirinë. Të famshme, frazat, që shënuan çaste kulmore të jetës së tij. Ja disa prej tyre: “Vështirësitë i përkulin disa njerëz, por disa të tjerë bëhen më të fortë”; “Udhëheqësit e vërtetë duhet të jenë gati të flijojnë gjithçka për të mirën e popullit të vet”; “Të jesh i lirë nuk do të thotë, thjesht, të thyesh zinxhirët, por të jetosh në mënyrë të tillë, që ta respektosh e ta theksosh lirinë e tjetrit”.
Nelson Mandela u takua shpesh me të Lumin Gjon Pali II: dy gjigantë të paqes. Në vitin 1995 në Afrikën e Jugut, gjatë vizitës së Papës, të cilën ai ia ktheu në Vatikan, më 1998. Një miqësi, për të cilën Mandela deshi pa tjetër të vinte në funeralin e Karol Vojtilës, në prill të vitit 2005.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama