HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Ekumenizmi >  2013-12-15 15:14:39
A+ A- Printo artikullin



Kardinali Koh, në Rusi, do të takohet me Patrikun Kirill



Kardinali Kurt Koh, kryetar i Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve, nisi dje një shtegtim gjashtëditor në Rusi, me ndalesa në Shën Petersburg e Moskë, për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të Kishës ortodokse e të Kishës katolike.
Hirësia e Tij do të pritet nga Patriku Kirill i Moskës dhe i gjithë Rusisë e do të takohet me metropolitin Hilarion, kryetar i departamentit për marrëdhëniet e jashtme kishtare të Patriarkanës i cili, më 12 nëntorin e kaluar, u takua me Papën Françesku, në Vatikan.
Në Shën Petersburg, kardinali do të mbajë një konferencë mbi progresin e dialogut katoliko-ortodoks, pranë Akademisë së teologjisë të qytetit; do të vizitojë manastirin e Lavre Alexandre Nevski, që kremton sivjet treqindvjetorin e themelimit. Gjatë vizitës, me ftesë të imzot Paolo Pecit, kryeipeshkëv i Kryedioqezës katolike të Nënës së Zotit, në Moskë, do të kryesojë kremtimin e jubileut të 250-vjetorit të Bazilikës së Shën Katerinës së Aleksandrisë, në Shën Petersburg.





Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama