HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-12-16 14:50:03
A+ A- Printo artikullin



Kardinali Mark Uilet, përsëri në krye të Kongregatës për Ipeshkvijtë



Papa konfirmoi kardinalin Mark Uilet prefekt të Kongregatës për Ipeshkvijtë. Hirësia e Tij, kanadez, 69 vjeç, kryeipeshkëv nderi i Kebekut, u emërua më 2010 në krye të dikasterit nga Papa Benedikti XVI.
Papa Françesku emëroi anëtarë të Kongregatës për ipeshkvijtë kardinajtë Francisco Robles Ortega, kryeipeshkëv i Guadalaharës (Meksikë); Donald Uiliam Uerl, kryeipeshkëv i Uashingtonit (SHBA); Rubén Salazar Gómez, kryeipeshkëv i Bogotá (Kolumbi); Kurt Koh, Kryetar i Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve; Zhoao Braz de Aviz, prefekt i Kongregatës per Institutet e Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë Jetës Apostolike dhe ipeshkvijtë: Pietro Parolin, kryeipeshkëv titullar i Akuapendente, sekretar i Shtetit të Vatikanit; Beniamino Stela, kryeipeshkëv titullar i Midila, prefekt i Kongregatës për Klerin; Lorenco Baldiseri, kryeipeshkëv titullar i Dioklecianës, sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve; Vincent Gerard Nikols, kryeipeshkëv i Uestminster (Britania e Madhe); Paolo Rabiti, kryeipeshkëv nderi i Ferrara-Komakio (Itali); Gualtiero Baseti, kryeipeshkëv i Perugia-Qyteti i Pieves (Itali); Felix Genn, ipeshkëv i Münster (Gjermani).
Konfirmoi si anëtar të dikasterit, kardinajtë Tarçizio Bertone, Zenon Groholevski, George Pell, Agostino Valini, Antonio Kanizares Lovera, André Vënt-Trua, Zhan-Lui Toran, Uiliam Josef Levada, Leonardo Sandri, Giovani Lajolo, Stanislao Rilko, Françesko Monterizi, Santos Abril i Kastelló, Giusepe Bertelo, Giusepe Versaldi dhe ipeshkvijtë: Klaudio Maria Çeli, Hosé Oktavio Ruiz Arenas, Zigmunt Zhimovski.






Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama