HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-12-22 14:20:34
A+ A- Printo artikullin



Shenjtorët e javës 23-30 dhjetor



Më 23 dhjetor përkujtohet Shën Gjoni nga Kenty, Meshtar
U lind në Kenty, në vitin 1390. Meshtar e teolog, qe model për breza të tërë meshtarësh. Shërbeu si famullitar në Olkush dhe shpirti i tij i lutjes e i pendesës, dashurie e pashtershme për të gjithë, veçanërisht për më të varfrit, i dhanë vendin e nderit në atë shekull të madh për Poloninë.
Më 24 dhjetor është vigjilja e Krishtlindjes. Kisha thërret ardhjen e Krishtit, urtia që zbret prej qiellit:
O urti, që del nga goja e të Tejetlartit, që shtrihesh fuqishëm nga cepi në cep dhe gjithçka rendit me ëmbëlsi, eja e na e mëso udhën e dijes!
Më 25 dhjetor është solemniteti i lindjes së Krishtit: “Erdhi në botë drita e vërtetë, që shndrit çdo njeri... Atyre që e pranuan, u dha zotësinë në Bëhen bij të Hyjit, atyre që besojnë në emrin e tij” (Gj 1,9.14).
Më 26 dhjetor përkujtohet Shën Stefani, martiri i parë i Kishës. Ja çfarë shkruante për festën e tij Shën Fulgjenci i Ruspes: “Dje kremtuam lindjen në kohë të Mbretit tonë të amshuar, sot kremtojmë mundimin ngadhënjimtar të ushtarit. Dje, mbreti ynë, i veshur me trup njerëzor e duke dalë nga prehri i Virgjërës, denjoi të vizitojë botën; sot, ushtari, duke dalë nga tenda e trupit, hyri ngadhënjimtar në qiell”.
Më 27 dhjetor përkujtohet Shën Gjoni ungjilltar. Biri i Zebedeut, vëllai i Jakobit, nxënësi i Gjon Pagëzuesit, është ndër të parët ndjekës të Jezusit. Është dishepulli i dashur, që, në darkën e fundit, vuri kryet në kraharorin e Jezusit. Dëshmitar i shndërrimit dhe i agonisë së Zotit, është i pranishëm tek këmbët e kryqit, ku Jezusi i besoi Nënën e vet. Bashkë me Pjetrin pa varrin e zbrazët të Krishtit dhe besoi në ringjalljen e Zotit.
Më 28 dhjetor përkujtohen martirët e pafajshëm. Fëmijët e vrarë nga Herodi i japin dëshmi Krishtit jo me fjalë, por me gjak. Ata na kujtojnë se martirizimi është dhuratë e Zotit.
Më 29 dhjetor përkujtohet Shën Tomas Beketi. U lind në Londër nga një tregtar i pasur dhe u bë kancelar i mbretit të Anglisë Henriku II, pastaj këshilltar dhe i besuari i tij. Kancelari i shkëlqyeshëm i mbretit u zgjodh udhëheqës shpirtëror i të krishterëve të Anglisë, u shugurua meshtar e ipeshkëv, por mbreti, që e kishte pasur mik, u bë armiku i tij. Tomas Beket u martirizua në katedralen e londërs, i vrarë me shpatë para altarit. Ndërroi jetë duke thënë: “E pranoj vdekjen për Krishtin dhe për Kishën”.
Më 30 dhjetor përkujtohet Familja e Shenjtë. Familja e Marisë, Jezusit dhe Jezofit është modeli i familjes së krishterë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama