HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-12-25 18:38:48
A+ A- Printo artikullin



Masakër e re në Bagdad, dhjetra të vdekur. Imzot Varduni përgënjeshtron atentatin kundër të krishterëve



Atentat i ri në Bagdad. Tronditet rëndë edhe dita e Krishtlindjes. Një autobombë shpërtheu në lagjen Doura pranë një tregu. Bilanci është të paktën 35 të vdekur e dhjetra të plagosur. Burimet e mjekësisë e të sigurimit irakian, njoftojnë se atentati u krye pranë një kishe. Por ipeshkvi-ndihmës i kaldejve të Bagdadit, imzot Shlemon Varduni, e përgënjeshtron këtë variant. Ta dëgjojmë, në lidhje telefonike, nga Bagdadi:

Përgjigje: - Nuk duhet t’i ngatërrojmë gjërat. Ju e dini se atentatet në Irak janë të ndryshme e të shumta. Pastaj, nëse një makinë shpërtheu në treg, pranë një kishe, unë nuk them se ishte kundër të krishterëve ose kundër Krishtlindjes. Ndodhi në ditën e Krishtlindjes, por jo sepse ishte dita e Krishtlindjes. Këto lajme u krijojnë njerëzve përshtypje jo të mira e pikërisht në këtë drejtim duhet të kenë kujdes mjetet e informacionit.

Pyetje: - Si po jetohet atmosfera e Krishtlindjes në vend?

Përgjigje: - Në të vërtetë, kemi ndjerë gëzim të madh; e kemi pasur edhe pjesëmarrje të madhe. Sot paradite Kishat ishin aq plot, sa nuk zinin më. Edhe mbrëmë, në shumicën e kishave, u kremtua Mesha. Ndërmjet tyre e kremtoi edhe famullia ime. Ishte një mrekulli!






Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama