HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-02 16:11:36
A+ A- Printo artikullin



Konferencë për Sirinë në Vatikan



Vatikani do të organizojë një konferencë për Sirinë më 13 janar. Takimi me temë: “A mund të jemi moskokëçarës?” do të zhvillohet në selinë e Akademisë Papnore të Shkencave, pak ditë para bisedimeve që i paraprijnë mbledhjes së anëtarëve të qeverisë siriane me përfaqësuesit e opozitës, e cila do të mbahen në Gjenevë më 22 janar.
Synimi kryesor i kësaj konference është arritja e armëpushimit, për të bërë të mundur hyrjen e ndihmave humanitare. Janë ftuar të marrin pjesë tetë anëtarë, ndër të cilët ish-kryeministri britanik Tony Blair, ish-zëvëndëskryeministri egjiptian Mohamed El Baradei dhe kryetari i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinali Jean-Louis Tauran.
Kjo seancë punimesh synon të mbështesë edhe mbrojtjen e të krishterëve në vendet e Lindjes së Mesme. Akademia Papnore e Shkencave ngulmon në kërkesën e ngutshme për t’i dhënë fund përndjekjes së të krishterëve dhe inkurajon dialogun ndërfetar. Do të merret në shqyrtim edhe formimi i një qeverie kalimtare të bashkuar, që do të ketë për detyrë të organizojë zgjedhjet. Në fund do të flitet edhe për trafikun e qenieve njerëzore dhe për prostitucionin, në këtë vend të rraskapitur nga lufta.
Akademia ka përgatitur një dokument pune prej tetë faqesh, në të cilin vlerësohen përpjekjet e presidentit rus Vladimir Putin për të penguar sulmin ushtarak, që kishin kërkuar Shtetet e Bashkuara, por njëkohësisht qorton ata që e kanë furnizuar regjimin me armatime të sofistikuara, sikurse edhe ata që financojnë kryengritësit.
Të shtunën e kaluar një delegacion i qeverisë siriane u prit në Vatikan nga Sekretari i Shtetit, Imzot Pietro Parolin dhe nga Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, Imzot Dominique Mamberti. Delegacioni kishte ardhur për të dorëzuar një mesazh të presidentit Bashar al-Asad për Papën dhe për të shpjeguar pozicionin e autoriteteve siriane.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama