HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-05 16:14:05
A+ A- Printo artikullin



Këmbanat bien për festë në Betlehem e Jeruzalem. Imzot Shomali e atë Pizzaballa: lindin shpresa të reja nga shtegtimi i Papës



Që sot, lajmi është zyrtar: Papa Françesku do të shkojë për vizitë në Tokën e Shenjtë, me rastin e 50-vjetorit të shtegtimit historik të Papës Pali VI në viset ku lindi, jetoi, u kryqëzua e u ngjall Jezusi. Natyrisht, e gjithë Toka e Shenjtë është në festë. Për këtë atmosferë festive, flet, në mikrofonin tonë, imzot William Shomali(Uiljam Shomali) ipeshkëv-ndihmës i Jeruzalemit të Latinëve:

Përgjigje: - Presim, nga kjo vizitë, një spirale të re në marrëdhëniet me ortodoksët, myslimanët e hebrenjtë. Personaliteti i veçantë i Papës Françesku na ngjall shpresa të mëdha për realizimin e këtyre dëshirave. Po e përgatisim sa më mirë, që të mundemi, këtë vizitë që, pa dyshim, do të jetë historike. Edhe përqafimi i Papës Françesku me Patrikun Bartolomeu do të jetë historik (pas atij të Palit VI me Atenagorën). Pastaj, edhe takimi me prijësit fetarë hebrenj. Prej këndej, mendojmë t’i thellojmë këto marrëdhënie ekumenike e ndërfetare. Ky Papë, jemi të sigurt, do të na befasojë. Deri tani, gjatë muajve të parë të Papnisë së tij, s’ka pushuar duke na befasuar. Ne shpresojmë në ndihmën e Shpirtit Shenjt e në bashkëpunimin e Papës Françesku me të gjitha frymëzimet e Shpirtit Shenjt, për të hapur vërtet rrugë të reja në marrëdhëniet ekumenike e ndërfetare.

Atë Pierbattista Pizzaballa(Pierbatista Picabala),në mikrofonin tonë, flet për atmosferën, që krijoi njoftimi i Papës, në lutjen e Engjëllit të Tënzot:

Përgjigje: - Natyrisht, njoftimi i Papës për shtegtimin e tij të ardhshëm në Tokën e Shenjtë u prit me entuziazëm të madh. Të gjithë e dinin, sepse ishte i parashikuar, por njoftimi zyrtar, me data e me vende, e bëri gëzimin të shpërthejë me vrull. E di se tani do të fillojnë përgatitjet, do të diskutohet për protokollet, por njerëzit, sidomos njerëzit, që Papa i do aq fort, janë plot gëzim. Menjëherë pas lajmit, Betlehemi e Jeruzalemi u tundën nga kumbimi i këmbanave, që ranë për festë, të gjitha përnjëherësh!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama