HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-05 15:35:56
A+ A- Printo artikullin



Martesat gay, atë Lombardi: duket sheshit shpejtimi dhe përdorimi i fjalëve të Papës, si mjet për të arritur qëllime të tjera



Diskutim i ndezur në mediat italiane, pas botimit të bisedës së Papës me Eprorët rregulltarë, më 29 nëntorin e kaluar, nga ana e revistës së jezuitëve, Civiltà Cattolica. Posaçërisht të shumta, komentet rreth martesave gay. Drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi, ndërhyn, në këtë rast, me një notë:

“Në bisedën me Eprorët rregulltarë, Papa vëren se situata në të cilën zhvillohet edukimi i fëmijëve dhe i të rinjve, është shumë e ndryshme, nga ajo e së kaluarës, sepse ata jetojnë në rrethana familjare të vështira, me prindër të ndarë, me bashkime të tjera të parregullta, nganjëherë edhe homoseksuale, e kështu me radhë. Edukimi dhe kumtimi i fesë, natyrisht, nuk mund të përjashtohet nga ky realitet e duhet të jetë i vëmendshëm, për të mirën e breznive të reja, shoqëruar me përzemërsi, duke u nisur nga situatat e tyre konkrete, për të mos shkaktuar reagime negative, krejt të kundërta me mirëpritjen, karakteristike për fenë.

Këtë bisedë mbi detyrat edukative të Kishës, zhvilluar më 29 nëntorin e kaluar, me terma krejt të përgjithshme, mjetet italiane të komunikimit e lidhën me çështjen e njohjes civile të çifteve homoseksuale, ngritur këto ditët e fundit.

I dukshëm, nxitimi, aq sa nganjëherë të krijohet përshtypja se synohet që fjala e Papës të përdoret për qëllime të tjera. Të flasësh për hapje ndaj çifteve gay, është paradoksale, sepse biseda e Papës është krejt e përgjithshme e edhe pse deri shembulli i vogël konkret, që solli Papa lidhur me këtë (një vajzë e vogël e trishtuar, sepse e fejuara e nënës së saj nuk e do) nënkupton pikërisht vuajtjen e fëmijëve…
Papa nuk u shpreh absolutisht për diskutimin e hapur në Itali, një muaj më pas, e kush kujton qëndrimin që mbajti Ati i Shenjtë në Argjentinë me rastin e diskutimeve analoge, e di mirë se ishin plotësisht të ndryshme nga ata, që disa kërkojnë tani t’ia atribuojnë, larg çdo të vërtete.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama