HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-07 13:35:35
A+ A- Printo artikullin



Sekretaria e Shtetit: titulli “monsinjor” jepet vetëm pas moshës 65-vjeçare



Sekretaria e Shtetit të Vatikanit vendosi që sot e tutje, titulli i nderit “monsinjor” t’i jepet vetëm “kapelanit të Shenjtërisë së Tij”, Papës, e vetëm pasi meshtarët të kenë mbushur moshën 65 vjeç. Në të kaluarën, ky titull mund të jepej duke filluar nga mosha 35 vjeç. Gjithsesi, do të vazhdojnë të quhen “monsinjor”, apo “imzot”, ipeshkvijtë, vikarët e ata, që kanë në Kurie funksione, të cilat e kërkojnë këtë titull.
Shihet qartë se Papa Françesku po vazhdon të verë në jetë mësimet e Kishës, veçanërisht të dashura për të, duke i dhënë rëndësi misionit të meshtarit, thelbit e së vërtetës që përmban, pa e rrethuar me ndonjë aureolë prestigji. Sekretaria e Shtetit u ka dërguar një letër qarkore të gjitha nunciaturave, të cilat duhet të informojnë dioqezat për vendimin e ri.
Deri tani, asnjë ndryshim në Kurien Romake, ku titulli “monsignor” ka të bëjë me shërbimin e me zyrën përkatëse. Gjithashtu, informon një notë e Sekretarisë së Shtetit, të gjithë ata, që e kanë marrë titullin “monsignor” më parë, mund të vazhdojnë ta mbajnë. Dispozitat e sotme nuk kanë risi as përsa u përket titujve papnorë të nderit për laikët. Që në vitin 1968, nënvizohet në notë, Papa Pali VI i pati reduktuar në tre, titujt kishtarë të nderit, në krahasim me numrin më të madh të së kaluarës. Vendimi i Papës Françesku vijon në këtë vazhdë, si thjeshtim i mëtejshëm.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama