HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-08 13:50:06
A+ A- Printo artikullin



P. Kovalçik, për 20-vjetorin e Katekizmit të Kishës Katolike: “lindi prej Virgjërës Mari”.



Reflektimi i 26-të i jezuitit atë Dariush Kovalçik, titullohet: “Lindi prej Virgjërës Mari”.

Shpallim se vetja e dytë e Trinisë Shenjte u bë njeri. Biri i amshuar i Atit u mishërua, duke u zënë në kraharorin e Virgjërës Mari për virtyt të Shpirtit Shenjt. Në këtë rrethanë Katekizmi vëren se “çka feja beson lidhur me Marinë, bazohet mbi atë, që beson Ajo lidhur me Krishtin”(n.487). Nëse Kisha shpall se Jezusi është Vetje hyjnore me dy natyra: hyjnore e njerëzore, atëherë, si pasojë, shpall edhe se Maria është vërtet Nëna e Zotit (Theotokos) (KKK,495). Natyrisht flasim për Nënën e Zotit, me që Zoti u bë njeri në një çast konkret të historisë.RealAudioMP3
Kisha e kremton Marinë edhe si “gjithmonë Virgjër”, domethënë, shpall virgjërinë reale e të përhershme të Marisë. Katekizmi shpjegon se zënia virgjërore e Marisë “tregon nismën absolute të Hyjit në mishërim (n503). Virgjëria tregon edhe lindjen tonë të re për jetën e pasosur, që nuk vjen nga “dëshira e mishit dhe e gjakut, as nga vullneti i njeriut, por nga Hyji” (Gjn 1,13)(cfr KKK,505).
Engjëlli e përshëndet Marinë si ‘hirëplote’. Në rrjedhë shekujsh Kisha, e udhëhequr nga Shpirti Shenjt drejt së vërtetës së plotë, fitoi vetëdijen se qenia përplot me hir ka edhe kuptimin e zënies së papërlyer të Marisë. Nëna e Zotit, falë meritave të Birit të saj, u ruajt e paprekur nga çdo njollë e mëkatit të rrjedhshëm”(KKK,491).Në këtë mënyrë Zoti e zgjodhi Marinë që të bëhej Nëna e të Birit. Pa harruar se Maria nuk u programua si të mos kishte rrugë tjetër. Ajo dha një përgjigje të lirë:“Qe shërbëtorja e Tënzot, u bëftë mbi mua si është fjala jote!”(Lk 1,37-38).




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama