HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-08 13:49:05
A+ A- Printo artikullin



Vatikani dhe Kombet e Bashkuara për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve



Komisioni i OKB-së për të Drejtat e të Fëmijëve do të shqyrtojë më 16 janar mbrojtjen e të miturve nga ana e Selisë së Shenjtë. Njëra ndër fushat e hetimit do të jetë ajo e pornografisë së të miturve, njoftoi zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë. Hetimi zhvillohet në kuadrin e një kontrolli të përgjithshëm, të cilit do t’i nënshtrohen të 193 shtetet, që kanë nënshkruar Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, megjithatë për Vatikanin është hera e parë, që i përgjigjet një kërkese të tillë. Përfundimet e shqyrtimit të 18 ekspertëve të pavarur do të bëhen të ditura më 5 shkurt. Gjatë seancave, që do të mbajë ky komision më 13-31 janar, do të flitet për gjendjen e fëmijëve në Republikën e Kongos, në Jemen, Portugali, Rusi dhe Gjermani.
Në fillim të dhjetorit të kaluar Vatikani ka dorëzuar përgjigjet e pyetësorit të Komisionit të OKB-së për Mbrojtjen e Fëmijëve, me të cilat Selia e Shenjtë mbron masat e marra nga Kisha Katolike kundër abuzimeve me të miturit. Ndër të tjera, bie në sy përmendja e Udhëzuesit për trajtimin e abuzimeve, ashpërsimi i kritereve për përzgjedhjen e kandidatëve për meshtari dhe përshtatjet për të cilat ka nevojë e Drejta Kishtare. Për disa nga pyetjet Vatikani thotë se duhet të përgjigjen dioqezat, të cilat gëzojnë mëvetësi juridike.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama