HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2014-01-10 13:57:25
A+ A- Printo artikullin



Ipeshkvijtë e Bashkimit Evropian bëjnë thirrje për pjesëmarrje në zhgjedhje



Ipeshkvinjtë e Bashikimit Evropian u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të vendeve anëtare, të marrin pjesë në zgjedhjet evropiane të majit 2014. Kështu shkruan Komisioni i Konferencës Ipeshkvore të Bashkimit Evropian (COMECE), në numrin e fundit të revistës “Europe-infos”. Në editorialin në fjalë shkruhet gjithashtu: “Absetenimi nuk është zgjedhje”. Me këtë nuk vihet në dyshim e drejta e lirisë së qytetarëve për të vendosur vetë, por ipeshkvijtë kanë më shumë për zemër të theksojnë se vendimi për të zgjedhur duhet marrë me vetëdije. Është në lojë “vizioni i Evropës” dhe “e ardhmja jonë e përbashkët”, thonë ipeshkvijtë. Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje mund të forcojë partitë ekstremiste – thotë sekretari i përgjithshëm i Komisionit Ipeshkvor të Bashkimit Evropian, Patrick Daly – e mund t’u japë forcave antievropiane më shumë vende në parlament.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama