HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2014-01-12 13:08:14
A+ A- Printo artikullin



Në Engjëllin e Tënzot, Papa jep njoftimin për krijimin e 19 kardinajve të rinj, nga të cilët, 16 zgjedhës



Ja fjalët, me të cilat, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa dha njoftimin për krijimin e 19 kardinajve të rinj:
“Siç është njoftuar, më 22 shkurtin e ardhshëm, festa e Katedrës së Shën Pjetrit, do të kem gëzimin të mbaj Koncistorin, gjatë të cilit do të emëroj 19 kardinaj të rinj nga të cilët, 16 zgjedhës, 3 kryeipeshkvij nderi. Duke u përkitur 12 kombeve të botës, përfaqësojnë lidhjen e thellë kishtare ndërmjet Kishës së Romës dhe Kishave të tjera, të përhapura në të katër anët e botës. Një ditë më pas, do të kryesoj një kremtim solemn me kardinajtë e rinj, ndërsa më 20 e 21 shkurt, do të mbaj Koncistorin, me të gjithë kardinajtë, për të reflektuar së bashku lidhur me temën e familjes.
Ja edhe emrat e kardinajve të rinj:
1 – Imzot Pietro Parolin, Kryeipeshkëv titullar i Acquapendente, Sekretar i Shtetit.
2 – Imzot Lorenzo Baldisseri, Kryeipeshkëv titullar i Dioklecianës, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve.
3 – Imzot Gerhard Ludwig Műller, Kryeipeshkëv-ipeshkëv nderi i Regensburgut, Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.
4 – Imzot Beniamino Stella, Kryeipeshkëv titullar i Midilës, Prefekt i Kongregatës për Klerin.
5 – Imzot Vincent Nichols, Kryeipeshkëv i Westminster (Britania e Madhe).
6 – Imzot Leopoldo José Brenes Solórzano, Kryeipeshkëv i Managua (Nikaragua).
7 – Imzot Gérald Cyprien Lacroix, Kryeipeshkëv i Québec (Kanada).
8 – Imzot Jean-Pierre Kutwa, Kryeipeshkëv i Abixhan (Bregu i Fildishtë).
9 – Imzot Orani João Tempesta, O.Cist., Kryeipeshkëv i Rio-de-Zhanéjro (Brazil).
10 – Imzot Gualtiero Bassetti, Kryeipeshkëv i Peruxhia-Qyteti i Pieve (Itali).
11 – Imzot Mario Aurelio Poli, Kryeipeshkëv i Buenos Aires (Argjentinë).
12 – Imzot Andrew Yeom Soo jung, Kryeipeshkëv i Seulit (Kore).
13 – Imzot Ricardo Ezzati Andrello, S.D.B., Kryeipeshkëv i Santiagos së Kilit (Kili).
14 – Imzot Philippe Nakellentuba Ouédraogo, Kryeipeshkëv i Ouagadougou (Burkina Faso).
15 – Imzot Orlando B. Quevedo, O.M.I., Kryeipeshkëv i Kotabato (Filipine).
16 – Imzot Chibly Langlois, Ipeshkëv i Les Cayes (Haïti).

Njëherësh me ta, do t’u shtoj Anëtarëve të Kolegjit Kardinalor, 3 Kryeipeshkvij nderi, dalluar për shërbim ndaj Selisë së Shenjtë dhe Kishës. Janë:
1 – Imzot Loris Francesco Capovilla, Kryeipeshkëv titullar i Mesembrias.
2 – Imzot Fernando Sebastián Aguilar, C.M.F., Kryeipeshkëv nderi i Pamplonës.
3 – Imzot Kelvin Edward Felix, Kryeipeshkëv nderi i Kastries.
Të lutemi për Kardinajtë e rinj që, të riveshur me virtytet dhe ndjenjat e Zotit Jezus (Rm 13-14) Bari i Mirë, ta ndihmojnë më me fryt Ipeshkvin e Romës në shërbimin e tij ndaj Kishës universale.
Para këtij lajmi të rëndësishëm, Ati i Shenjtë komentoi Ungjillin e së dielës, duke u ndaluar tek fragmenti, në të cilin mësojmë se, pasi Gjoni e pagëzoi Jezusin në Jordan, u hapën qiejt. Papa Françesku vërejti se po të mbetet qielli i mbyllur, horizonti ynë mbi këtë tokë është i errët, pa shpresë. Por, komentoi në vijim, pikërisht lindja e Zotit na dha sigurinë se qiejt u çanë. E kështu, në ditën e pagëzimit të Krishtit, ne kundrojmë qiejt e hapur:
Dukja e Birit të Zoti mbi tokë shënon fillimin e kohës së madhe të mëshirës, pasi mëkati i kishte mbyllur qiejt, duke ngritur një si pengesë ndërmjet njeriut e Krijuesit. Me lindjen e Jezusit, qiejt u hapën! Hyji na jep, në Krishtin, garancinë e një dashurie të pashkatërrueshme”.
Tani mund t’i kundrojmë qiejt e hapur, shtoi, ashtu siç bënë barinjtë e Betlehemit dhe Mbretërit Dijetarë të Lindjes. Siç bënë Shën Gjon Pagëzuesi e Shën Shtjefni, martiri i parë. E kjo është e mundur, shtoi Papa, edhe për secilin nga ne, në se pushtohemi nga dashuria e Zotit, që na dhurohet për herë të parë në Pagëzim përmes Shpirtit Shenjt:
“Jezusi merr miratimin e Atit qiellor, që e dërgoi pikërisht për të pranuar kushtet e jetës sonë, të varfërisë sonë. Jezusi nuk veçohet nga ne, na shikon si vëllezër e ndan me ne gjithçka, veç mëkatit. E kështu na bën bij të Hyjit Atë, siç është edhe Ai vetë. Kjo është zbulesa dhe burimi i dashurisë së vërtetë”.
A nuk ju duket, pyeti më pas Ati i Shenjtë, se në kohën tonë ndjehet fort nevoja për më shumë vëllazërim e më shumë ndihmë:
“A nuk ju duket se kemi të gjithë nevojë për më shumë dashuri? Jo për atë dashuri, që kënaqet me ndihmën e improvizuar, që nuk të vë në lojë, por me atë dashuri, që bën të veten barrën e tjetrit, që merr mbi vete shqetësimin e vuajtjen e vëllait. Çfarë shijeje fiton jeta, kur e lëmë veten të na përmbytë dashuria e Zotit!”.







Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama