HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-19 13:00:58
A+ A- Printo artikullin



Filloi Java e lutjes për Bashkimin e të Krishterëve. Në mikrofonin tonë, Pastori ungjillor Altin Hysi



Filloi dje e do të përfundojë më 25 janar, Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve. Këtë vit, tema e saj është “Vallë, a qenka Krishti i ndarë?” marrë nga Letra e parë e Shën Palit Apostull drejtuar Korintasve. Materiali ndihmës është përgatitur nga një grup përfaqësuesisht të Kishave të ndryshme të Kanadasë, me ftesën e Qendrës kanadeze për Ekumenizmin dhe të Qendrës së lutjes për Ekumenizmin. Teksti i kushtohet kujtimit të dy të mëdhenjve, që janë ndarë kohët e fundit nga kjo jetë: teologut Ralph Del Colle (1954-2012) dhe profesoreshës Margaret O’Gara (1947-2012). Pjesë e materialit janë edhe disa himne e këngë, të përgatitura enkas nga shkrimtarë e kompozitorë kanadeze për këtë Javë lutjeje. Në repertor, vargje domethënëse si: “Të gjitha racat, gjuhët e kulturat, të frymëzuara nga Shpirti Shenjt, bëhen një zë i vetëm për të dëshmuar Krishtin e Kryqëzuar. Të bashkuar nga Shpirti Shenjt: një dritë për racën njerëzore. Flijimi i Jezusit mjafton për sot e përgjithmonë”.
Don Marjan Paloka i mori një intervistë për ekumenizmin Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë, Pastorit ungjillor Altin Hysi. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama