HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-19 13:01:29
A+ A- Printo artikullin



Intervistë me imzot Scicluna për raportin e Selisë së Shenjtë para Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve: dialog i frytshëm me ekspertët



Javën e kaluar, Komisioni i OKB-së për respektimin e kontrollin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dëgjoi raportin e Selisë së Shenjtë mbi masat e marra për zbatimin e saj. Selia e Shenjtë e pati paraqitur raportin më 30 nëntor 2013 dhe u është përgjigjur me shkrim edhe një sërë pyetjeve të mëpasme të ekspertëve të OKB-së, sidomos përsa i përket abuzimit seksual të të miturve nga ana e disa anëtarëve të klerit. Delegacioni i Selisë së Shenjtë përbëhej nga Vëzhguesi i Përhershëm në OKB-në e Gjenevës, imzot Silvano Maria Tomasi dhe nga ish-Promotori i Drejtësisë në Kongregatën për Doktrinën e Fesë, imzot Charles Scicluna. Pikërisht këtë të fundit, e ftuam në mikrofonin tonë, për të na folur mbi rezultatet e këtij takimi:

Qe rraskapitës, pasi tepër i gjatë dhe impenjativ… Si raportues, kishim çështje të rëndësishme për të diskutuar e debati qe i frytshëm. Ne e sqaruam mjaft mirë se Selia e Shenjtë i pranon parimet e Konventës dhe si shtet i pavarur po e zbaton dhe po promovon vlerat e saj. Ligji kanonik, si shprehje e jurisdiksionit të Selisë së Shenjtë, po rishikohet vazhdimisht, siç qe rasti i vitit 2010, në mënyrë që procedurat dhe temat kryesore të trajtohen si duhet.
Kundër Vatikanit janë ngritur akuza se nuk ka dhënë informacionin e nevojshëm mbi disa çështje abuzimi. Si iu përgjigjeni atyre?
Nuk ishte në kompetencat e Komisionit të pyeste për çështje të veçanta, megjithëse ka një rast, që përfshihet në respektimin e Konventës, dhe është rasti i një diplomati (ish-nunc në Republikën Domenikane), që është qytetar i Qytet-Shtetit të Vatikanit. U pyet drejtpërdrejt imzot Tomasi, si po shkon procesi hetimor dhe sa vetë i nënshtrohen hetimit. Për çdo rast tjetër, përgjigjja e përhershme e Selisë së Shenjtë ka qenë dhe është se ato duhet të trajtohen në nivelin lokal.
Por ka grupe viktimash e plot të tjerë që mendojnë se ky qëndrim nuk është transparent…
Mendoj se ka dy elemente të rëndësishme në këtë çështje: transparenca dhe përgjegjësia. Të dyja duhet të respektohen, dyuke filluar nga niveli vendor, lokal. Përsa i përket nivelit të Selisë së Shenjtë, palët që merren me procedurat e ndryshme duhet të kenë mundësi të konsultojnë çdo lloj informacioni të nevojshëm për mbrojtjen dhe për ushtrimin e të drejtave të tyre, sipas sistemit me të cilin ne veprojmë.
Ju e keni ndjekur çështjen e abuzimeve seksuale për një kohë të gjatë në Vatikan. Ç’rëndësi pati takimi i javës së kaluar?
Solli vizibilitet për këto çështje në nivel ndërkombëtar. Qe gjithashtu rasti, jo vetëm për të dëgjuar problemet, por edhe për të shprehur impenjimin tonë ndaj vlerave të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, përfshirë interesat e fëmijëve si parakusht për çdo proces vendimmarrës.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama