HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Ekumenizmi >  2014-01-20 13:26:24
A+ A- Printo artikullin



Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve. Kardinali Koh: të kapërcehen me urgjencë ndarjet



Filloi Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, sivjet me temë: “Vallë, a qenka Krishti i ndarë?”, shkëputur nga Letra e parë e Shën Palit Apostull drejtuar Korintianëve. Pardje, duke u takuar me një delegacion ekumenik finlandez, Papa inkurajoi të bëhet çdo përpjekje ekumenike e mundshme, për t’iu përgjigjur lutjes drejtuar Atit nga vetë Jezusi: “Që të gjithë të jenë një gjë e vetme”. Për ta kuptuar synimin e kësaj Jave, intervistuam kardinalin Kurt Koch, kryetar i Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve:RealAudioMP3

Përgjigje: – Ich glaube, das Thema ist ein ganz besonders herausforderndes Thema…
Më duket se tema përfaqëson një sfidë të veçantë: u shkëput nga Letra e parë drejtuar Korintianëve e paraprihet nga pyetjet, që bën Shën Pali: “Unë jam i Pjetrit? Jam i Apolit?”. E pastaj vjen pyetja kryesore: “Vallë, a qenka Krishti i ndarë?”. Natyrisht Krishti nuk mund të ndahet kurrë, e as korpi i Tij nuk mund të ndahet. E, megjitthatë, në histori vërehen shumë ndarje, shumë përçarje. Kjo pyetje, prandaj, duhet të vihet në qendër të vëmendjes së ekumenizmit. E pastaj edhe përgjigjja që na kujton se ndarjet nuk përkojnë kurrë me vullnetin e Krishtit. Duhen kapërcyer, prandaj. E me urgjencë. Që fëmijë, më ka prekur gjithnjë, në historinë e mundimeve të Zotit, çasti kur ushtarët romakë i ndanë të gjitha sendet, që i përkisnin, me përjashtim të petkut të poshtëm, që nuk e ndanë, e lanë ashtu si ishte: e ky petk u bë, në historinë e Kishës, simbol i unitetit. Më prek, pastaj, edhe më shumë, fakti se ne, të krishterët, bëmë atë, që nuk e bënë ushtarët romakë: e ndamë copa-copa petkun e Zotit. E duhet shumë punë për ta bërë rishtas ashtu siç ishte në çastin kur Krishti gozhdohej mbi Kryq, për ne të gjithë.

Pyetje: - Ç’mund të na thoni për dialogun ndërmjet Kishës katolike dhe vëllezërve të Kishave ortodokse?

Pëgjigje: - Wir müssen unterscheiden zwischen dem Dialog der Liebe, d.h. die Beziehungen …
Duhet bërë një dallim: dialogu i dashurisë, domethënë lidhjet e miqësisë, të bashkëpunimit e të vëllazërisë ecin me sukses përpara me shumë Kisha ortodokse; unë vetë vizitova, dhjetorin e kaluar, Rumaninë e Rusinë dhe u takova me përfaqësuesit e Kishave ortodokse. Përsa i përket dialogut teologjik, për fat të keq, asambleja plenare nuk është mbledhur më që nga viti 2010, ndërsa po përgatisim asamblenë e ardhshme të përgjithshme, që do të mbahet në vjeshtë, në Serbi. Kohët e fundit u vërejt një fakt, që e vështirëson këtë dialog. Është fjala për dokumentin, botuar nga Patriarkana ruso-ortodokse mbi parinë, qëndrim që ka të bëjë me dialogun ndërmjet katolikëve dhe të gjitha Kishave ortodokse. Tani duhen rifilluar kërkimet për të gjetur një shteg të ri, brenda këtij komisioni. Ndërkaq, një metropolit grek-ortodoks ka mbajtur qëndrim ndaj këtij dokumenti. Kështu u hap një udhë dialogu ndër-ortodoks lidhur me parinë, e më duket se edhe kjo është diçka pozitive.

Pyetje: - Po për qëndrimin e Kishave të Reformës, ç’mund të na thoni?

Përgjigje: - Die Reformation ist natürlich ein sehr vielfältiges Phänomen und hat sehr…
Natyrisht, Reforma është fenomen shumëfaqësh, ka shumë aspekte të ndryshme. Besoj se reforma në Zvicër, ishte e ndryshme nga ajo në Gjermani. Reforma në vendet veriore, edhe më e ndryshme: në të vërtetë, në këto vende u imponua nga mbretërit. Nuk qe pasojë e lëvizjeve popullore. Tani, ta fshish gjithë këtë histori me termin “Reforma 2017”, nuk është aspak e lehtë. Gjithsesi, në vjeshtën e kaluar u mbajt një Kongres ndërkombëtar në Cyrih, për përgatitjen e përbashkët të përkujtimit të Reformës brenda botës protestante. Pozitive, edhe kjo!

Pyetje: - Këshilli Papnor është kompetent edhe për dialogun me hebraizmin: u shtua edhe ky argument në Javën e Lutjes?

Përgjigje: - Der große katholische Theologe Erich Przywara, hat ja mal gesagt …Teologu i madh katolik, Erich Przywara ka thënë se ndarja e parë e madhe, që jetoi krishterimi, ishte ajo e sinagogës nga kisha; prandaj pajtimi i hebraizmit me krishterimin është pjesë përbërëse e impenjimeve ekumenike të Kishë katolike.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama