HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-20 13:35:55
A+ A- Printo artikullin



Papa viziton famullinë romake të Zemrës së Krishtit: “Kini besim në Jezusin, nuk zhgënjen kurrë”



Ftesa për të pasur besim në Jezusin, që nuk zhgënjen kurrë, ardhur për të shpërblyer të gjitha mëkatet e botës. Kjo qe në qendër të vizitës së mbrëmshme të Papës Françesku në famullinë romake të Zemrës së Krishtit, pranë Stacionit Termini. Katër orë së bashku me besimtarët e me salezianët, në duart e të cilëve është famullia e themeluar nga shën Gjon Bosko. Ati i Shenjtë u takua me refugjatët, endacakët, fëmijët, çiftet e reja dhe me bashkësinë e rregulltarëve, në një atmosferë shumë familjare dhe të ngrohtë. Në kishën e mbushur plot e përplot, Ati i Shenjtë reflektoi mbi Ungjillin e së dielës: Gjon Pagëzuesi, i cili dëshmon se Jezusi është “Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës”. E si i shlyen, pavarësisht se duket i brishtë? Me butësi e dashuri, nënvizoi Papa:
“Eh, kaq i brishtë Jezusi: si qengj. Megjithatë, pati forcën për t’i marrë mbi vete të gjitha mëkatet tona: të gjitha. ‘Eh more Atë, ju nuk e njihni jetën time: unë kam një mëkat që….s’mbahet as me kamion’. Sa herë, kur rrëmojmë në ndërgjegje, gjejmë disa mëkate mjaft të rënda, eh? Por Ai [Krishti] i mban!”
Jezusi fal gjithçka, e çrrënjos mëkatin. Shën Gjon Pagëzuesi e fton çdo njeri të ketë besim në Jezusin. Ky besim, shpjegoi Ati i Shenjtë, është çelësi i suksesit në jetë:
“E ky është ‘rreziku’, që duhet të marrim parasysh: t’i besojmë Atij e Ai nuk do të na zhgënjejë kurrë. Kurrë, eh? Kurrë! Dëgjoni mirë, ju djem e vajza, që e filloni tani jetën: Jezusi nuk zhgënjen kurrë. Kurrë!”




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama