HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2014-01-22 17:48:35
A+ A- Printo artikullin



Në Shqipëri, del nga shtrati lumi Drin. Përmbyten toka e shtëpi



Shirat e vazhdueshme të ditëve të fundit kanë shkaktuar daljen e lumit Drin në Shqipëri, si edhe të Gjadrit në Lezhë. Mëse 3500 hektarë tokë dhe 150 shtëpi kanë përfunduar nën ujë. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, shkoi sot paradite në zonën e përmbytur për ta ndjekur gjendjen nga afër. Sipas tij, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi shiun, por edhe mbi ndërprerjet e energjisë elektrike, që kanë bllokuar hidrovoret. Autoritetet e vendit ankohen se lumi Gjadër nuk pastrohet që prej 25 vjetësh.
Përmbytje ka pasur edhe në veri të komunës së Bushatit, në zonën e Shkodrës, ku aktualisht, ndodhen nën ujë 1500 hektarë. Shqetësuese, ngritja e nivelit të ujit në hidrocentralet mbi lumin Drin. Vitet e fundit, në raste të tilla, është vendosur të hapen digat, duke lejuar kështu përmbytjen e zonave të tëra, përfshirë Shkodrën.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama