HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-26 10:48:26
A+ A- Printo artikullin



Dita e lutjes për paqen në Tokën Shenjte



Në të dielën e fundit të janarit, që bie pikërisht sot, u kremtua Dita e katërt e lutjes për paqen në Tokën Shenjte, në të cilën marrin pjesë të rinjtë nga e gjithë bota. Dita filloi në orën 7 të mëngjesit në Jeruzalem, në Malin e Kalvarit, me kremtimin e meshës. Njëkohësisht me Jeruzalemin, në mëse 5 mijë qytete të tjera, të rinjtë janë mbledhur për 24 orë rresht lutje, adhurimi eukaristik e meshë. Gjithçka bëhet për t’i kërkuar Zotit të Gjithpushtetshëm dhuratën e paqes për vendet e Tokës Shenjte. Me këtë rast, Patriku i Jeruzalemit u drejton pjesëmarrësve një mesazh, me të cilin shpreh mirënjohjen për nismën.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama