HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-26 17:27:19
A+ A- Printo artikullin



Ukrainë: Imzot Shevchuk takohet me presidentin Yanukovych, si ndërmjetës mes qeverisë e manifestuesve



Kishat e krishtera në Ukrainë ofruan ndërmjetësinë mes qeverisë e forcave të opozitës, ndërsa vijon vala e dhunës në vend. Të premten e kaluar, sipas agjencisë Risu, presidenti Yanukovych u takua me disa përfaqësues të Këshillit të Kishave dhe të organizatave fetare të Ukrainës. Ndërmjet tyre, kreu i Kishës greko-katolike të Ukrainës, kryeipeshvi i madh i Kyiv-Haly, Sviatoslav Shevchuk. Prelati shprehu shqetësimin e tij të thellë për kthesën e dhunshme të protestave në shesh, filluar me frymë paqësore. Gjatë bisedimeve, kryeipeshkvi Shevchuk pohoi se Kisha ka qenë e vijon të jetë gjithnjë përkrah popullit. Prelati iu ankua presidentit për vështirësitë që po u krijohen meshtarëve, të cilët dëshirojnë t’u japin manifestuesve ndihmën e nevojshme shpirtërore. Kujtoi edhe se prania e tyre ka qenë themelore për të qetësuar shpirtrat e për të ndikuar që protesta ta ruajë karakterin e saj paqësor. I pyetur nga gazetarët për rezultatet e takimit, prelati deklaroi se do të jenë faktet ato, që do të flasin më mirë për qëllimet e presidentit Yanukovych.
Ndërkaq kryetari i Konferencës ipeshkvnore kanadeze, Paul André Durocher, në një mesazh drejtuar imzotit Shevchuk, i shpreh solidaritetin e tij popullit të Ukrainës.
“Lutem, që vendit t’i sigurohen të gjitha të drejtat e liritë, posaçërisht e drejta për jetën dhe dinjitetin, liria e ndërgjegjes dhe e fesë, liria e shprehjes dhe pavarësia nga qeveria”, lexohet në një mesazh tjetër të ipeshkvit kanadez, drejtuar imzot Lawrence Huculak, kryetar i bashkësisë greko-katolike ukrainase në Kanada.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama