HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-01-28 15:03:16
A+ A- Printo artikullin



Atë Lombardi: “Marrëdhëniet e tre papëve të fundit me komunikimin”



Marrëdhëniet e tre papëve të fundit me komunikimin: ky argument qe në qendër të fjalës së zëdhënësit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, në Toledo të Spanjës, ku mori një çmim të veçantë për ndihmën, dhënë radios “Shën Maria e Toledos” dhe televizionit dioqezan (Canal Diocesano de Tv). Dy emitentet katolike festonin dje, 20 dhe 25 vjetorin e themelimit.
Atë Lombardi bëri një udhëtim imagjinar, duke përshkruar fuqinë komunikative të gjesteve të Papës Gjon Pali II, qartësinë e sintezës dhe të mendimit të Benediktit XVI, si edhe karizmën e jashtëzakonshme komunikative të Papës Françesku, mesazhi i të cilit arrin në zemrat e njerëzve, prandaj është krijuar një lloj “aleance” ndërmjet kumtimit të Papës dhe shërbimit mediatik. E për këtë, sqaroi atë Lombardi, nuk kemi përdorur asnjë lloj strategjie komunikimi.
Bergolio, Papa “i thirrur nga fundi i botës”, sipas atë Lombardit, është në të njëjtën linjë me gjestet e entuziazmin, që zgjonte Karol Vojtila, Papa “i thirrur nga një vend i largët”, i cili e quajti me guxim “të bekuar” televizionin. Ai e kuptoi mirë rëndësinë e bashkëpunimit me mediat e përmes imazheve të fuqishme – si për shembull, lutja në Murin e Lotëve në Jeruzalem, ose bisedimi me atentatorin e vet në burg – komunikoi më tepër se me fjalë.
Edhe Papa Racinger, vazhdoi atë Lombardi, është “mjeshtër i madh i komunikimit”, megjithëse me forma e në drejtime, jo gjithnjë të lehta për t’u pasqyruar nga mediat. Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit kujtoi mendimin e tij të qartë, të rregullt, koherent, sintetik, të sigurtë, edhe kur u përgjigjej pyetjeve të improvizuara. Benedikti XVI ka arritur maja sublime në homeli, “forma më e rëndësishme e komunikimit në jetën e bashkësisë kishtare”. Papnia e Jozef Racinger është karakterizuar nga çaste të bukura mediatike e nga çaste më të shqetësuara. Atë Lombardi vuri në dukje përvuajtërinë dhe pasionin ungjillor të Benediktit XVI, kur iu përgjigj kritikave, pas shlyerjes së shkrishërimit të ipeshkvijve lefebvrianë, dhe në disa raste të tjera. Së fundi, atë Federiko Lombardi nënvizoi vazhdimësinë e mënyrës së komunikimit në të tria papnitë e fundit, pavarësisht nga karakteristikat e veçanta të secilës.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama