HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-02-01 16:04:49
A+ A- Printo artikullin



Shenjtorët e javës



Më 3 shkurt përkujtohet Shën Vlashi. Sipas traditës, ka qenë ipeshkëv i Sebastes, në Armeni, gjatë paqes konstantiniane. U martirizua në vitin 316. Meqë pati shëruar për mrekulli një fëmijë, të cilit i kishte mbetur në fyt një halë peshku, thirret në ndihmë për sëmundjet e fytit. Për këtë arsye behet edhe bekimi i fytit me dy qirinjtë e kryqëzuar.

Më 4 shkurt përkujtohet shën Eustaku. Këtë martir romak e dënuan të rrinte pa fjetur e pa ngrënë për një kohë të gjatë dhe në fund e hodhën në një humnerë, për shkak të fesë në Krishtin. Me forcën e fesë duroi të gjitha torturat e tmerreshme dhe i dha dëshmi Zotit të vërtetë.

Më 5 shkurt përkujtohet shën Agata (Agia, Agatina, Agetina). U lind në fillim të shekullit III në Sicili, në një familje të krishterë të kamur. Në moshën 15 vjeçare shprehu dëshirën për t'iu kushtuar Hyjit. Ipeshkvi i Katanjes ia pranoi kërkesën dhe i dorëzoi velin e kuq, që mbanin virgjërat e shuguruara. Zëvëndëskonsulli i Katanjes, Kuinciani, kur e pa, iu morën mendtë pas saj, prandaj, duke u mbështetur në ediktin e përndjekjes së të krishterëve, e paditi për fyerje të fesë shtetërore dhe urdhëroi ta sillnin në pallatin e pretorit. Orvatjet e tij për ta joshur Agatën nuk patën asnjë sulses. I tërbuar kundër saj, Kuinciani kurdisi një gjyq, gjatë të cilit e torturuan martiren, por ajo qëndroi fort, e mbështetur në fe. Në kulmin e tërbimit, zëvëndëskonsulli urdhëroi t'i prisnin gjinjtë me darë, por vashëza, pas një vegimi, u shërua menjëherë. Urdhëroi ta digjnin dhe kur e vunë mbi prush, ra një tërmet. E hoqën nga prushi dhe, pas pak orësh, vdiq në qeli. Ishte viti 251.


Më 6 shkurt përkujtohen Shën Pal Miki me shokët martirë. Pal Miki u lind në një familje të pasur, në Kioto të Japonisë, në vitin 1556. U pagëzua në moshën 5 vjeçare dhe në moshën 22 vjeçare u bë rishtar jezuit, rregulltari i parë katolik i Japonisë. Udhëtoi disa herë përgjatë Japonisë, duke predikuar, por i njëjti perandor, që e pati lejuar fenë e krishterë, e andaloi atë. Si rrjedhojë e kësaj politike të re, Pal Miki u arrestua dhe u gjet në burg me tre jezuitë të tjerë, me gjashtë françeskanë misionarë dhe 17 japonezë anëtarë të Urdhrit të Tretë Françeskan. Të gjithë u dënuan me kryqëzim, në afërsi të Nagasakit.

Më 7 shkurt përkujtohet Shën Piu IX. Gjatë papnimit të tij, pavarësisht nga rrethanat dramatike të politikës së asaj kohe, nuk la kurrë pas dore detyrimet shpirtërore, i vetëdijshëm pë përgjegjësitë që kishte para Hyjit e para Kishës. U dha hov misioneve në Azi e në Afrikë, shpalli dogmën e Zojës së Papërlyer dhe hapi Koncilin I të Vatikanit.

Më 8 shkurt përkujtohet Shën Bakhita. U lind në vitin 1869 në Sudan, ku u rrëmbye, në moshën 6 vjeçare, dhe u shit disa herë. Rrëmbyesit i vunë emrin Bakhita (Fatbardha). Në vitin 1882 e bleu, në Kartum, konsulli Italian Calisto Legnani, me të cilin shkoi në Itali, ku u bë kujdestarja e vajzës së familjes Mikieli. Njeh motrat kanosiane, bëhet e krishterë dhe i kushtohet si rregulltare Hyjit, që i kishte dhënë shumë prova të dashurisë së tij.

Më 9 shkurt është e diel, festa e Zotit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama