HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-02-09 13:07:17
A+ A- Printo artikullin



Shenjtorët e Javës 10 - 16 shkurt



Më 10 shkurt përkujtohet shën Skolastika. U lind në Norcia (Itali) rreth vitit 480. Në librin “Dialogjet”, shkruar nga Shën Gregori i Madh, papë, Skolastika përshkruhet si virgjra e urtë, që pëlqeu dashurinë dhe kundrimin e mistereve hyjnore, më shumë se rregullat dhe institucionet njerëzore. Vdiq në Frosinone, rreth vitit 547 .
Më 11 shkurt përkujtohet Zoja e Lurdit. Ky përkujtim lidhet me jetën dhe përvojën mistike të Maria Bernarda Soubirou-së, që njihet si Shën Bernardeta. Më 11 shkurt 1858 iu shfaq për herë të parë Virgjëra Mari, tek shpella më Massabiele (Masabjej). Shfaqjet e Zojës vijuan deri më 16 korrik të të njëjtit vit. Që atëherë, Lourdes është vend shtegtimi për njerëz nga e gjithë bota.
Më 12 shkurt përkujtohet Shën Antoni, i quajtur “Cauleas” U lind në Kostandinopojë, në vitin 901, ku u bë patrik, dhe gjatë perandorisë së Leonit VI punoi me të gjitha forcat për përforcimin e paqes dhe bashkimin e Kishës.
Më 13 shkurt përkujtohet Shën Martiniani. Libri Romak i Martirëve thotë se jetoi si heremit pranë Cezaresë së Filipit dhe vdiq afër Athinës, në Greqi. Banonte i vetmuar nëpër zona të egra në Cezare (Palestinë).
Më 14 shkurt përkujtohen shen Cirili e Metodi. Vëllezër nga gjaku e nga feja, u lindën në Selanik, në fillim të shekullit IX, ungjillëzuan popujt e Panonisë dhe të Moravisë. Krijuan alfabetin sllav dhe përkthyen Shkrimin e Shenjtë në këtë gjuhë, së bashku me tekstet e liturgjisë latine, për të hapur, për popujt e sapoungjillëzuar, thesaret e fjalës së Hyjit dhe të sakramenteve. Duruan prova e vuajtje të shumta përgjatë gjithë misionit. Cirili vdiq në Romë, më 14 shkurt 869. Bashkë me Shën Benediktin, janë pajtorë të Evropës.
Më 15 shkurt përkujtohet Shën Klaudi (De la Colombiere). U lind në Grenoble (Francë), më 2 shkurt 1641. Në moshën 17 vjeçare hyri në rishtarinë e Jezuitëve të Avignon-it. Studioi teologji në Paris dhe u shugurua meshtar në moshën 28 vjeçare. U bë epror i kolegjit në Paray-le-Monial dhe rrëfyes e Motrave të Takimit. Në kuvend gjendej Margarita Maria Alacoque, përhapësja e devocionit ndaj Zemrës së Krishtit, e cila u bë shenjtore. Në londër shërbeu si kapelan i asaj që do të bëhej mbretëresha Maria Beatrice d’Este, por e arrestuan dhe e paditën se po punonte për rivendosjen e Kishës Katolike në Angli. Pasi e përjashtuan nga Anglia, u kthye në Paray-le-Monial, ku vdiq pas tre muajsh, më 15 shkurt 1682.
Më 16 shkurt është e diel, festa e Zotit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama