HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-02-12 18:31:29
A+ A- Printo artikullin



Fryti i themeluesve: Dekorimi i RV me “Urdhërin Nënë Tereza”, ngjarje kulmore, që flet vetë



Ç’do të kishin menduar a ç’do të kishin thënë themeluesit, po të ishin gjallë, më 10 nëntor 2005, kur gjysma e qeverisë së asokohshme shqiptare, me kryeministrin Sali Berisha, ishte në Sallën Markoni të Emitentes sonë, për t’i dorëzuar Radio Vatikanit, Çmimin më të lartë, që jep Shqipëria: “Urdhërin Nënë Tereza”, i cili i shkonte aq për shtat Radios së Papës e Programit shqip të saj.
Atë ditë Radioja korrte frytet e farës së hedhur në mes të stuhive të motit, duke vërtetuar plotësisht fjalët e Ungjillit, që kumtonte e vijon të kumtojë: “Me të vërtetë po ju them: ‘S’ka njeri, që të ketë lënë shtëpi, o vëllezër, o motra, o nënë, o baba, o bij, o tokë për shkak tim e për shkak të Ungjillit, i cili të mos marrë që tashti njëqind herë aq në shtëpia e në vëllezër e në motra e në nëna e në bij e në tokë, së bashku me salvimet e, në të ardhmen, jetën e pasosur” (Mk 10-29).
Më 10 nëntor, në Sallën e madhe “Markoni” të Radios u mblodhën përfaqësues të të gjitha programeve, u shkëmbyen fjalime e urime. Foli kryeministri i asokohshëm, Berisha e drejtori i Radio Vatikanit, atë Federiko Lombardi. Pastaj, “Urdhëri Nënë Tereza”, në duart e atë Lombradit, që e mori plot entuziazëm:RealAudioMP3
“Është Urdhër i titulluar ‘Nënë Tereza’, Urdhër paqeje, mëshire, dialogu, dashurie. Mbart mesazhin e madh se ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë Shqipërisë me këtë frymë: frymë paqeje, dialogu e dashurie”.
Po të ishin gjallë themeluesit, do të ishte varë në gjoksin e ndonjerit prej tyre.
Po ata ishin të vdekur, mërgimtarë të përjetshëm në dhe të huaj. Prandaj tani Urdhëri i artë varet në gjoksin e Radio Vatikanit, ndërmjet shumë medaljeve të tjera, simbol i ndihmesës që dhanë Papët për lirinë e Kombit të vogël. Zëri i tyre i fuqishëm i kapërceu telat me gjemba, për të hyrë në çdo vatër, që kishte etje për një fjalë të lirë, për një kumt të gëzuar, një shpresë, një rreze drite.E ndërsa kujtojmë, tingëllon ora për nisjen e kumtit të ri, të programit të sotëm, me zëra të tjera, por me të njëjtën moto, që ndjehet fuqimisht në siglën e Radio Vatikanit: “Krishti fiton, Krishti mbretëron, Krishti do të sundojë!”. RealAudioMP3




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama