HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-02-16 13:05:01
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku shkon për vizitë në famullinë e Shën Tomës Apostull në Infernetto



E diela e vizitës në një famulli romake për Papën Françesku, i cili është vërtet kreu i Kishës universale, por edhe ipeshkvi i Romës. Prandaj, në mesditë lutja e Engjëllit të Tënzot për besimtarët nga e gjitha bota, ndërsa pasdite, në orën 16.00, vizita në famullinë e Shën Tomës Apostull në Infernetto. Ati i Shenjtë u takua me bashkësinë e krishterë e kremtoi me të meshën.
Vizita zhvillohet me rastin e 50-vjetorit të themelimit të kishës, i cili bie më 19 shkurt. Famullia përfshin një territor me rreth 20 mijë banorë. Emri “Infernetto” (që do të thotë “Ferr i vogël”) i vjen nga furrat e dikurshme të qymyrit, zjarri i të cilave, nga larg, të jepte përshtypjen e ferrit. Në vitin 2013 është ndërtuar kisha e re, më e përshtatshme për kremtimet në praninë e besimtarëve të shumtë. “Deri në atë vit – kujton famullitari aktual, don Antonio D’Errico – kemi kremtuar meshë në kishën e viteve ’50, që ishte e përshtatshme zonën pak të populluar të atëhershme. Por, për Krishtlindje e Pashkë detyroheshim të kremtonim në tendat, që gjatë vitit shërbenin për të shpërndarë rrobat e Karitasit”.
Tani, zona rreth kishës është e ndërtuar në mënyre heterogjene e nuk ka vende të tjera, që u lejojnë njerëzve të mblidhen e të njihen. Për këtë arsye, kompleksi i famullisë përfshin jo vetëm kishën e zyrat, por edhe salla për katekizëm e për veprimtari të ndryshme. Jashtë, hapësira për ndërtimin e kampeve sportive. Famullia ka një Oratorium për të rinjtë e Karitasin për nevojtarët. Kisha ndjek nga afër vullnetarët që dhurojnë gjak, ka një Qendër për të Moshuarit e një shoqatë, me emrin e Shën Tomës, e cila ka për detyrë të mbledhë kërkesat për ndihmë të të varfërve të zonës e të ndihmojë disa vepra misionare në vende të tjera të botës.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama