HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2014-02-24 15:28:07
A+ A- Printo artikullin



Kandidati i Beogradit fiton zgjedhjet bashkiake në Mitrovicën e Veriut



Goran Rakiç, kandidati i përkrahur nga qeveria e Beogradit, do të jetë kryebashkiaku i ri i sektorit verior të Mitrovicës në Kosovë, ku dje u përsëritën zgjedhjet. Kandidati i lëvizjes “Srpska” u shpall fitimtar nga komisioni zgjedhor, edhe pse kishte kundërshtar Oliver Ivanoviçin, që prej një muaji në burg në Prishtinë, i akuzuar për krime lufte. Dy kandidatët e tjerë, me etni shqiptare, nuk kishin shumë shanse në zonën e banuar kryesisht nga serbë. Rakiç fitoi mëse 50% të votave, në zgjedhje të përsëritura, për shkak të dorëheqjes së kryebashkiakut Krstimir Pantiç, zgjedhur me votimet e mëparshme, që zgjatën nga 3 nëntori deri më 1 dhjetor. Pantiç refuzoi të nënshkruajë dokumentet e emërimit për shkak të pranisë së simbleve shtetërore të Kosovës së pavarur në to.
Zgjedhjet e djeshme në Mitrovicën e veriut i hapin kështu rrugën formimit të Shoqatës së re të Bashkësive Autonome Serbe të Kosovës, parashikuar nga marrëveshja e 19 prillit të kaluar, në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Kjo Shoqatë do të zëvendësojë strukturat paralele të qeverisjes, që mbahen nga Serbia, por që konsiderohen të paligjshme nga Prishtina e nga bashkësia ndërkombëtare.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama