HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-03-04 11:04:48
A+ A- Printo artikullin



Deklaratë e Këshillit Botëror të Kishave për krizën në Ukrainë



Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave, rev. Olav Fykse Tveit, shprehu dje shqetësimin e tij të thellë për ngjarjet në Ukrainë. Foli për rrezikun e madh mbi kryet e të pafajshmëve dhe për mundësinë që ashpërsimi i krizës ta çojë bashkësinë ndërkombëtare drejt një udhe, e cila nuk i lejon më të veprojë konkretisht për zgjidhjen e shumë çështjeve me interes botëror. Rev. Tveit bëri thirrje që palët në konflikt të impenjohen për të ndalur dhunën, për të rifilluar dialogun e për t’i hapur rrugën diplomacisë. Pasojat e dështimit të dialogut, nënvizohet në deklaratën e Këshillit Botëror të Kishave, do të shkaktonin pa dyshim vuajtje të rënda të mëtejshme në Ukrainë, por edhe në nivelin ndërkombëtar. Deklarata përfundon me kërkesën për lutje që të mbizotërojë urtia, paqja dhe drejtësia.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama