HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2014-03-05 13:04:31
A+ A- Printo artikullin



E Mërkura e Përhime: Papa kryeson procesionin dhe Meshën në Aventin



Papa Françesku do të shkojë, në orën 16.30, në Kishën e Shën Anselmit, në Aventin, për Stacionin kreshmor dhe procesionin pendestar drejt Bazilikës së Shën Sabinës. Atje, në orën 17.00, do të kremtojë Meshën Shenjte me ritin e bekimit të hirit dhe të përhimjes. Në përfundim të kremtimit eukaristik, në Kurien e Përgjithshme aty pranë, Papa do të takohet me bashkësinë rregulltare të Domenikanëve.Në orën 19.00, rikthimi në Vatikan.
Radio Vatikani do ta ndjekë kronikën e të dyja ngjarjeve, duke nisur nga ora 16.20.
Tradita e stacioneve kreshmore romake, shumë e lashtë, kremtohet çdo vit në një nga bazilikat ku ruhen reliket e martirëve, që përbëjnë themelet e Kishës së Romës e që, pavarësisht nga kalimi i viteve, nuk i humbasin kurrë vlerat. Kujtohen, kështu, ata që e dëshmuan Krishtin duke derdhur gjakun e tyre për Të, kujtesë që e nxit çdo të krishterë të përtërijë lidhjen e tij me Ungjillin.Natyrisht në qendër të kremtimit është riti simbolik i kësaj dite, përhimja, dhe fjalët që e shoqërojnë. Rijehon, prandaj, në të gjitha kishat e botës, ftesa për t’u kthyer në rrugën e Zotit e për t’i besuar Ungjillit, gjë që na nxit t’ia hapim gjithnjë shpirtin fuqisë së hirit hyjnor.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama