HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2014-03-05 13:05:17
A+ A- Printo artikullin



Siri. Kryeipeshkvi armen katolik i Halebit: në Kreshmë të lutemi për dhuratën e paqes



Edhe Kishat Lindore në Siri janë në Kreshmë, koha liturgjike gjatë së cilës të krishterët përgatiten, me anë të pendesës, ta jetojë plotësisht misterin e ringjalljes së Krishtit, në kremtimin vjetor të Pashkëve. Ky është viti i tretë me radhë që të krishterët e Sirisë e fillojnë Kreshmën mes rrënojave të luftës dërrmuese civile. “Në famullitë tona”, thotë për agjencinë Fedes kryeipeshkvi armen katolik i Halebit Boutros Marayati, “të dielën kaluar kremtuam e fillimin e Kreshmës. Erdhën shumë besimtarë dhe pjesëmarrja ishte e ndierë. Këtë vit do t’i shpeshtojmë rastet e lutjes, të pendesës dhe të agjërimit, për të kërkuar me më shumë forcë, që ecja drejt ringjalljes së Krishtit të marrë si bekim dhuratën e paqes”.
Në pjesën qendrore të Halebit – pohon kryeipeshkvi Marayati – gjendja duket e pandryshuar, por edhe të martën një predhë, që ra në një shkollë të lagjes al-Khadilieh, shkaktoi vdekjen e një fëmije dhe një të rrituri. Në një periferi, që përpara kontrollohej nga milicianët e Shtetit Islamik të Irakut dhe të Lindjes (grup i rrjetit të al-Kaedës), anëtarë të disa grupimeve të tjera, të cilët luftojnë kundër Assadit, gjetën një gropë me të paktën gjashtë kufoma. Së voni milicianë kaedistë i kanë braktisur disa zona të krahinës së Halebit, për shkak të sulmeve të grupeve të tjera të armatosura të kryengritësve sirianë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama