HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-03-14 14:07:02
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku u dërgon telegram urimi Murgeshave Agostiniane. Kuvendi mbush 450 vjet.



Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, kardinali Imzot Pietro Parolin, Papa Françesku u shpreh urimet murgeshave agostiniane, të cilat kremtojnë 450 vjetorin e pranisë së tyre në Manastirin e Katër Shenjtërve të Kurorëzuar, në Romë.
Papa Uron që ky përvjetor të mund t’i forcojë murgeshat “për të mbështetur veprën e përditshme të Kishës, që ecën mes përndjekjeve të botës dhe ngushëllimeve të Hyjit” dhe u kërkon “të luten vazhdimisht” për shërbesën e tij petrine. Murgeshat hynë në Manastirin e Katër Shenjtorëve të Kurorëzuar më 12 mars 1564 dhe sot bashkësia përbëhet nga 13 rregulltare, 2 rishtare dhe dy kandidate. Në Librin e Kujtimeve të Manastirit, ndër ngjarjet e shumta, kujtohet edhe strehimi i disa hebrenjve, sipas kërkesës së papës Piu XII.
Pyetjes së Radio Vatikanit “cilat janë faqet më domethënëse të këtyre 450 viteve”, motër Giuliana d’Agostini iu përgjigj:

Është e vështirë të përmbledhësh me pak fjalë 450 vjet histori. Murgeshat i kanë qëndruar gjithmonë besnike rregullës fillestare, Kishës së Romës, qytetit, kërkesave të njeriut. Shekulli i kaluar, për shembull, përjetoi dy lufta botërore. Gjatë luftës së parë kanë ndarë me të tjerët gjithçka, nga buka e gojës tek bari i kopshtit. Gjatë luftës së dytë, sipas urdhrit të Papës Piu XII, motrat hapën deri edhe dyert e klauzurës, për të pritur vëllezërit hebrenj dhe partizanët.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama