HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-03-14 14:06:12
A+ A- Printo artikullin



Patriarku i Moskës, Kirill: me Papën Françesku është forcuar bashkëpunimi i katolikëve me ortodoksët



Edhe Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusive, Kirill, e uroi dje Papën Françesku për një vjetorin e papnisë. “Ky vit i parë – shkruan ai – karakterizohet nga shpresa të mëdha e nga ndërmarrje të rëndësishme për Kishën Katolike romake… Impenjimi i Shenjtërisë Suaj për ta bërë më të qartë praninë e idealeve të Ungjillit në jetën e shoqërisë bashkohore ka sjellë që tani frytet e tij”. Sipas Patriarkut, vëmendja e Papës Françesku për nevojtarët u kujton edhe të tjerëve detyrën e dashurisë vëllazërore.
Kirill vë në dukje se marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike e asaj Ortodokse kanë bërë hapa të mëdha përpara gjatë këtij viti. “Vlerësoj nivelin e lartë të mirëkuptimit, si edhe impenjimin dypalësh për rritjen e bashkëpunimit”, shkruan ai. Patriarku nënvizon fushat e bashkëveprimit, si forcimi i vlerave morale e shpirtërore në botën bashkohore, mbrojtjen e të shtypurve dhe shërbimin ndaj të afërmit. Patriarku i Moskës i uron Papës të ketë fuqi fizike e shpirtërore, paqe, gëzim e ndihmë prej Zotit në plotësimin e shërbimit të tij në krye të Barkës së Shën Pjetrit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama