HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-03-23 16:34:21
A+ A- Printo artikullin



Mesazh i Atit të Shenjtë, dioqezës së Jubës në Sudanin e Jugut: mjaft me dhunë; pa paqe, nuk mund të ketë zhvillim



Një thirrje e fuqishme për t’i dhënë fund dhunës në Sudanin e Jugut, për të siguruar ndihmën e nevojshme humanitare e për punuar për paqen: këtë kërkon Papa Françesku në mesazhin, drejtuar dioqezës së Jubës, tekstin e të cilit, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinali Pietro Parolin, e lexoi sot paradite kardinali Peter Turkson, kryetar i Këshillit Papnor të Drejtësisë e Paqes, që kryesoi Meshën në katedralen e Shën Terezës, në Jubë, në përfundim të vizitës së tij pesëditore.
“Pa paqe, nuk mund të ketë zhvillim”: e shkruan qartë këtë, Papa Françesku në mesazhin e tij. Pohim, që i përshtatet fort Sudanit Jugor: komb i ri, i pavarur vetëm prej tri vjetësh, nga dhjetori i 2013-tës, ku menjëherë pas pavarësisë, shpërthei një ndeshje e përgjakshme etnike ndërmjet forcave qeveritare të presidentit Kiir, me etni dinka dhe besnikëve të ish-presidentit Macharm, me etni nuer. Luftë që, nënvizon Papa, shkaktoi shumë sëmundje e vdekje. Nuk mund të rrimë indiferentë, përballë këtij realiteti, nënvizon Françesku, pa harruar edhe gjendjen dramatike të të shpërngulurve e të refugjatëve. Janë shumë. Njerëz, që morën rrugët e kurbetit, që jetojnë në kushte të papërshtatshme për dinjitetin e tyre, në vise, ku konsiderohen më shumë statistika pa emër, më shumë numra, sesa njerëz.Prej këndej, thirrja e Papës që të gjitha palët në konflikt, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, t’i japin fund dhunës, të sigurojnë hyrjen e ndihmave humanitare për nevojtarët dhe të kërkojnë, pa u lodhur kurrë, rrugëzgjidhje paqësore, duke i vënë gjithnjë interesat e përbashkëta, mbi ato vetjake.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama