HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-03-23 16:34:34
A+ A- Printo artikullin



Ngushëllimet e Papës për vdekjen e Patrikut Ignazio Zakka Iwas: njeri i paqes, guximtar e i urtë



Prijës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që e udhëhoqi popullin e tij me guxim e urti, në kohë shumë të vështira. Kështu shkruan Papa Françesku, në një telegram ngushëllimi për vdekjen e Patrikut siro-ortodoks të Antiokisë dhe të mbarë Lindjes, Ignazio Zakka Iwas, që ndërroi jetë më 21 mars, në një spital të Gjermanisë, në moshën 80 vjeçare. Në telegram nënvizohet se i Ndjeri ishte njeri i dialogut dhe i paqes me të gjithë besimtarët e Lindjes së Mesme, të tronditur thellë nga konfliktet, të cilat vijojnë të mbjellin vdekje e shkatërrim, posaçërisht në Irak e Siri.Papa kujton edhe pjesëmarrjen e Patrikut Zakka Iwas në Koncilin II të Vatikanit, si vëzhgues, duke nënvizuar ndihmesën e tij të madhe, për forcimin e bashkimit ndërmjet Kishës siro-ortodokse e Kishës katolike.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama