HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-04-11 14:02:49
A+ A- Printo artikullin



Fillon dialogu në Venezuelë. Mesazhi i Papës: guxoni të falni



Dhuna nuk sjell kurrë paqe. Ju kërkoj të keni guxim, të falni dhe të jeni të mëshirshëm: kështu pohon Papa në mesazhin e lexuar dje në Caracas nga nunci apostolik në Venezuelë, Imzot Aldo Giordanno, në fillim të takimit të parë për pajtimin e e qeverisë së presidentit Maduro me opozitën. Dy muaj protesta të dhunshme u paguan me jetët e 40 vetëve.
“Dhuna – pohon Papa në mesazhin e tij – nuk mund të sjellë kurrë paqe dhe mirëqenie në një vend, sepse ajo prodhon gjithmonë dhe vetëm dhunë. Përkundrazi, me anë të dialogut” është e mundur “të zbulohet themeli i përbashkët, i cili çon drejt zgjidhjes së çastit aktual të konfliktit dhe të polarizimit, që e lëndojnë kaq thellë Venezuelën, në kërkim të formave të bashkëpunimit”.
Papa shpreh falënderimin për ftesën që i është drejtuar Selisë së Shenjtë për të marrë pjesë në procesin e dialogut dhe të paqes në vend: “Deshiroj t’i uroj secilit prej jush lutjen time – shkruan – që takimi dhe procesi i nisur, të sjellin frytet e dëshiruara të pajtimit kombëtar dhe të paqes, dhurata që ia kërkojmë Hyjit për mbarë popullin venezuelan”.
I vetëdijshëm për “trazimet dhe dhimbjen, që përjetojnë shumë njerëz” dhe i shqetësuar për sa po ndodh, Papa shpreh edhe një herë “dashurinë e tij për të gjithë venezuelanët, veçanërisht për viktimat e dhunës dhe për familjet e tyre”.
Papa bën thirrje për të mos u ndaluar “tek koniunkturat konfliktuale”, për t’u hapur “ndaj njëri-tjetrit dhe për t’u bërë e për të mbetur punëtorë të paqes. Në qendër të çdo dialogu të sinqertë gjendet, para së gjithash, pranimi dhe respekti për tjetrin. Aty gjendet, mbi të gjitha, heroizmi i faljes dhe i mëshirës, që e çlirojnë njeriun nga mëritë, nga rrejtja, dhe hapin një rrugë vërtet të re. Bëhet fjalë për një rrugë të gjatë e të vështirë, që kërkon durim e guxim, e etmja që mund të çojë drejt paqes dhe drejtësisë. Për të mirën e të gjithë popullit dhe për të ardhmen e bijve tuaj – përfundon Papa – ju kërkoj ta keni këtë guxim”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama