HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-05-01 11:07:06
A+ A- Printo artikullin



Shën Luigji Maria Grignion de Monfort. Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: Sekreti i një libri



Ftuam, për të na prirë gjatë 31 ditëve të majit, muajit të Zojës së Bekuar, një shenjt: Shën Luigjin Maria Grignion de Monfort. Me të do të shfletojmë ditë për ditë nga pak një Libër të njohur botërisht, që formoi një mori shenjtorësh. Duke uruar të na prijë edhe ne të gjithëve, në udhën e Marisë, domethënë, në atë të shenjtërisë.
“Sekreti i një libri”, titullohet emisioni i parë, për ditën e parë të majit të luleve, të qiellit të kaltërt, të Zojës së Bekuar.

Kujtuam se ky libër, i shkruar nga një Shenjt, formoi, në rrjedhë kohe, shumë shenjtorë të tjerë. Tani është në dorë tënde, i dashur dëgjues, që edhe ti të bëhesh shenjt. Shumë njerëz të ditëve tona kërkojnë me etje kuptimin e vërtetë, të thellë, të jetës së tyre. Ka nga ata, që e kërkojnë dritën e mendjes në shkollën e mësuesve të ditur të Lindjes së largët. Të tjerë, në modat e çastit, sepse moda sot lidhet edhe me fetë. Të tjerë nuk e marrin mundimin të nisen në shtegtime të largta e të rrezikshme, ku në vend që të gjenë kuptimin e jetës, mund të gjejnë fundin dramatik të saj. E kërkojnë, prandaj, të vërtetën e jetës, pranë shtëpisë, duke trokitur tek porta e fqinjit magjistar.
Disa, pra, e kërkojnë paqen e shpirtit në fetë e lashta, të tjerë, në modat e çastit. Dikush e kërkon në muzikën më të re, të tjerë, në natyrën e virgjër, larg poteres së qyteteve të mëdha. Të tjerë akoma, kërkojnë skuta e skaje të pazbuluara, sipas shijeve të njohura e të panjohura të njeriut. Të gjithëve, u propozohet Mësuesi, Jezu Krishti, me Ungjillin e tij të pastër e të thjeshtë. Për një të krishterë si ti, që po na dëgjon, të jesh shenjt do të thotë të ecësh në gjurmët e Krishtit, t’i ngjasësh Mësuesit tënd. Në jetën tënde të përditshme: pa zhurmë, po në thellësi të shpirtit. Duke gjetur, kështu, paqen për vete, e duke përhapur gëzim e paqe edhe rreth teje.
Ky libër, me të cilin po të njohim sot, flet për Marinë, Nënën e Mësuesit. Ajo do të na marrë për dore, do ta kemi prijëse në udhën, që të çon kah Krishti e, me Krishtin, kah Ati qiellor, në Shpirtin Shenjt. Libri u shkrua 300 vjet më parë: do ta marrësh me mend vetë, nga stili, por nuk do të të duket i vështirë, sepse do të të tregojë, më në fund, pikërisht atë, që po e kërkon, ndoshta prej shumë kohe.
Në qoftë se në leximin e parë nuk do të t’i flasë zemrës, mos i mbyll sytë, veshët as radion. Shumë të tjerëve, si ti, i ka ndodhur ta zbulojnë vetëm më vonë margaritarin e çmuar e sekretin e këtij libri, që u shkrua në rrethana vërtet dramatike, me të cilat do të të njohim në emisionin e ardhshëm.
Na u duk më i përshtatshmi, për të na prirë sivjet, në Majin e Zojës, çdo ditë…







Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama