HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-05-02 13:58:54
A+ A- Printo artikullin



Falenderimi i Papës Françesku për “Papal Foundation”



Papa Françesku falenderoi sot delegacionin e “Papal Foundation”, një organizëm katolik që, prej mëse 25 vjetësh, mbështet projektet bamirëse në emrin e Atit të Shenjtë. Sot, rreth 200 anëtarët e delegacionit u pritën në audiencë nga Papa, i cili përmendi donacionet për vendet në zhvillim, projektet edukative, bamirëse e apostolike, si edhe bursat për laikë, meshtarë e rregulltarë, që vijnë në Romë për të studiuar:
“Në këtë mënyrë, ju kontribuoni dhe siguroni formimin e një brezi të ri udhëheqësish të bashkësive, të cilët farkëtohen në mendje e në zemër, me të vërtetat e Ungjillit, me dijen e doktrinës shoqërore katolike e me ndjenjën e thellë të bashkimit me Kishën universale, në shërbimin e saj për krejt familjen njerëzore”.
Këto ditë me rëndësi të madhe, tha Papa Françesku, që nga shenjtërimi i dy Papëve të jashtëzakonshëm të kohës sonë, si Gjoni XXIII dhe Gjon Pali II, lutem që të përforcoheni në hirin hyjnor të Pagëzimit e në impenjimin për të qenë dishepuj misionarë, plot me gëzimin, që rrjedh nga takimi personal me Jezusin e Ringjallur.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama