HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-05-02 13:19:39
A+ A- Printo artikullin



Gjoni XXIII: Gondolat në Venedik



Libri i Terezio Boskos “Gjoni XXIII-Papa i mirë”, që vijojmë ta shfletojmë së bashku prej dy javësh, po i afrohet kulmit të jetës së Anxhelo Ronkalit, për të arritur pastaj, tek fundi i historisë së një Pape, e fillimi i historisë së një Shenjti. “Gondolat në Venedik”, titullohet fragmenti i sotëm.

Në pasditen me erë të 15 marsit 1953, Anxhelo Ronkali arriti në Venedik. Qindra gondola e varka dalin për ta pritur kardinalin e ri. Era përhap britmat festive, pëllumbat e bardhë e lulet e shkumbës së valëve, rreth varkave.
Në Venedik, kardinali i ri u ra mbarë e prapë urave, hyri në shtëpitë e të varfërve, të të sëmurëve, vizitoi jetimoret, shkollat, spitalet.
Margera e Mester janë dy qendra të mëdha punëtorësh, në portat e Venedikut. Atje e bëri vizitën e tij të parë kardinali i ri. I pranoi duartrokitjet, po deshi ta njohë thellësisht mjedisin punëtor. Zbuloi, kështu, pasigurinë, që rëndonte si shkëmb, mbi zemrat e punëtorëve, posaçërisht në kantieret, ku papunësia ishte kërcënim i përhershëm.
Iu drejtua, atëherë, me zemër të hapur, punëdhënësve: kërkoi më shumë përpjekje, më shumë dashuri të krishterë e më shumë drejtësi ndaj punëtorëve.
Pjesëmarrësve në festivalin kinematografik, u foli me mirësi e çiltërsi për shfaqjet pak të urta, që shpesh duken në ekrane.
- Vëllezër të mi, botës së sotme i merret fryma nga atmosfera mbytëse. Pastrojeni! Bëni që në të të hyjë ajër i freskët!
9 tetor 1958. Një lajm tejet i trishtë, kalon gojë më gojë. Piu XII ka vdekur.
Patriarka i Venedikut palos në valixhe paramentet e nevojshme për konklavin e, thellësisht i pikëlluar, thotë me vete:
- Të shkojmë për të bërë papën e ri!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama