HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-05-09 16:58:17
A+ A- Printo artikullin



Marshim për jetën në Ottawa: respektoni të drejtën e paprekshme për jetë, nga zënia, deri në vdekjen e natyrshme!



Mijëra besimtarë u mblodhën dje para Parlamentit kanadez në Ottawa, për marshimin e 17-të kombëtar në mbrojtje të jetës, kremtuar edhe në dioqeza të tjera të vendit. Në manifestim ishin të pranishëm, ndërmjet tjerësh, kryeipeshkvi i kryeqytetit, imzot Terrence Prendergast, kardinali Thomas Collins dhe kryetari i Konferencës Ipeshkvnore kanadeze, imzot Paul-André Durocher, që kryesoi një Meshë të posaçme në katedralen e qytetit. Pjesëmarrësve iu drejtua edhe një përshëndetje nga ana e Papës Françesku, me nënshkrimin e Sekretarit të Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalit Parolin. Në mesazhin, paraqitur të pranishmëve nga kardinali-primat kanadez, Gérald Cyprien Lacroix, Ati i Shenjtë thekson se i mbështet plotësisht përpjekjet e të gjithë atyre, të cilët punojnë që e drejta themelore e njeriut për të jetuar, të ketë mbrojtjen e nevojshme gjyqësore. E në vijim, Ati i Shenjtë uron që manifestimi të ndikojë për respektimin më të thellë ndaj kësaj së drejte të pacënueshme që ka çdo njeri për të jetuar, nga zënia, deri në perëndimin e natyrshëm. Me këtë manifestim, që u mbajt dje, lidhet “Java kombëtare për jetën e familjen”, që Kisha kanadeze do ta kremtojë për herë të dytë nga 11, deri më 18 maj. Nisma zhvillohet në kuadrin e programit të veçantë baritor “Të krijojmë kulturën e jetës e të familjes në Kanada”. “Familjet, të bashkuara në gëzimin e Krishtit” është tema e zgjedhur për këtë edicion.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama