HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2014-05-10 17:15:59
A+ A- Printo artikullin



Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: “Maria në Kishën shenjte”, par. 25, 26



Besimtarët e krishterë e dinë mirë se të gjitha dhuratat, që vijnë nga Hyji, të gjitha hiret, që shpesh ia lypim Zotit me lot në sy, kur jeta na shtyn buzë greminës, merren nëpër duart e Marisë. Këtë na e kujton Shën Luigji Maria Grignion de Monfort në “Traktatin e devocionit të vërtetë për Marinë”, që po vijojmë ta shfletojmë sot, duke u ndaluar tek paragrafët 25 e 26 të kapitullit “Maria në Kishën shenjte”, gjithnjë nga pjesa e parë e librit. RealAudioMP3

25. Shpirti i Shenjtë Hyj ia përcolli Marisë, Vashës së vet besnike, dhuratat e tij të parrëfyeshme; e zgjodhi si shpërndarëse e të gjitha pasurive, që ajo t’ia japë kujt dëshiron, në atë masë që dëshiron, si e kur dëshiron, çdo dhanti e hir; s’ka dhuratë qiellore, që të arrijë tek njerëzit, pa kaluar më parë nëpër duart e saj virgjërore. Ky është vullneti i Hyjit: që ne ta marrim gjithçka përmes Marisë. E kështu pasurohet, lartohet e nderohet nga i Tejetlarti, ajo që deshi të ishte e varfër, e përvujtë, e fshehur deri në thellësitë e hiçit me përvujtërinë e saj, më të fshehur se vetë fshehtësia, e për gjithë jetë. Këto, ndjesitë e Kishës dhe të Etërve të Shenjtë.

26. Nëse do të flisja për shpirtrat kritikë të sotëm, do të ndalesha më gjatë për të provuar atë, që e thashë thjeshtësisht, duke cituar Shkrimin Shenjt e Etërit e Shenjtë, nga të cilët do të mund të kujtoja tekste në latinisht, do të mund të sillja shumë arsyetime të forta, që mund të gjenden të shpjeguara gjërë e gjatë në librin “Kurora e trifishtë e Virgjërës së Shenjtë” e atë Poiré. Por unë flas kryekreje me të varfërit e të thjeshtët, të cilët kanë, zakonisht, vullnesë të mirë e fe, shumë më tepër se dijetarët, e dinë të besojnë me më shumë thjeshtësi e meritë. Prandaj po mjaftohem ta paraqes të vërtetën thjeshtësisht, pa u ndaluar tek citimi i të gjitha thënieve latine, të cilat ata as që i kuptojnë. Do të kujtoj vetëm disa, e pa gërmuar shumë. Por, le të vijojmë…




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama