HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2014-05-10 14:36:26
A+ A- Printo artikullin



Pali VI do të shpallet i Lum më 19 tetor 2014



Dje pasdite Papa Françesku priti në audiencë private kardinalin Angelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve dhe e autorizoi Kongregatën të shpallë dekretet, që kanë të bëjnë me:

- Mrekullinë e kryer me ndërmjetësinë e Shërbëtorit të Hyjit, Palit VI (Giovanni Battista Montini), Papë; i lindur më 26 shtator 1897 në Concesio (Itali), vdekur më 6 gusht 1978, në Castelgandolfo (Itali);

- Mrekullinë e kryer me ndërmjetësinë e Shërbëtorit të Hyjit, Luigi Caburlotto, prift dioqezan; themelues i Institutit të Bijave të Shën Jozefit; i lindur në Venezia (Itali), më 7 gusht 1817, vdekur po aty, më 9 qershor 1897;

Virtytet heroike të Shërbëtorit të Hyjit, Giacomo Abbondo, prift dioqezan; i lindur në Salomino (Itali), më 27 gusht 1720, vdekur në Tronzano (Itali), më 9 shkurt 1788.

Virtytet heroike të Shërbëtorit të Hyjit Giacinto Alegre Pujals, meshtar, rregulltar i Shoqërisë së Jezusit (1874- 1930);

Virtytet heroike të Sherbëtores së Hyjit, Carla Barbara Colchen Carré de Malberg, Nënë familjeje, themeluese e Shoqërisë së Bijave të Shën Françeskut të Sales (1829-1891).

Në të njëjtën audiencë Ati i Shenjtë autorizoi dikasterin të njoftojë se riti i lumnimit të Palit VI do të kremtohet në Vatikan, më 19 tetor 2014.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama