HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2014-05-10 16:30:12
A+ A- Printo artikullin



Papa Instituteve shekullare: duhet të jeni revolucionarë, me gjeste të vogla



“Të jeni revolucionarë”. Këtë thirrje u bëri Papa Françesku sot 200 përfaqësuesve të Konferencës italiane të Instituteve shekullare, mbledhur këto ditë për asamblenë e tyre. Italia është vendi që ka më shumë Institute shekullare, e edhe më shumë anëtarë. Papa nuk e lexoi fjalimin e përgatitur, por ua dorëzoi të pranishmëve, duke u thënë, me shaka, se leximi është i mërzitshëm. E bëri këtë, sepse deshi të hynte në bisedë të lirshme me ta .
E në bisedë e sipër u dha porosinë të jenë revolucionarë, siç ishte revolucionare Kushtetuta Apostolike Provida Mater Ecclesia e Piut XII. Kujtoi edhe 2 shkurtin e vitit 1947, kur me një gjest, guximtar për atë çast, Kisha u dha strukturë dhe institucionalitet Instituteve shekullare.
Në fjalimin e dorëzuar, Papa shpjegon veçoritë e Instituteve shekullare, anëtarët e të cilave, laikë e meshtarë, si të tjerët e në mes të tjerëve, jetojnë si gjithë bota, pa shenja të jashtme, pa mbështetjen e jetës në bashkësi, pa apostullim të dukshëm të organizuar e pa vepra të veçanta. E megjithatë, bëjnë pjesë në atë Kishë të varfër, që del vazhdimisht jashta mureve të saj, atë Kishë e cila, shtoi Papa, është ëndrra ime:
“Shumë nga ju, të vetëm, në apartamentet tuaja, shkoni e vini; të tjerë jetojnë në bashkësi të vogla. Ditë për ditë bëni jetën njeriut, që jeton mes njerëzve e, njëkohësisht, jeton në kundrim, kundron Zotin e botën, kundron realitetin e bukuritë e botës, kundron mëkatet e dredhimet e shoqërisë: të gjitha këto gjëra i kundroni e i jetoni në tension shpirtëror”.
Jeta juaj, saktësoi Papa, është si kokrra e grurit, si tharmi, sepse ju bëni ç’është e mundur të vijë Mbretëria e Hyjit, të rritet, të jetë gjithnjë më e madhe!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama